Ali Oseku Une jam ne shume gjendje

Ekspozita personale e Ali Osekut ne Galerine Kombetare te Arteve 12 maj-5 qershor ka dhjete vjet distance nga ajo ekspozite personale ku piktori eshte shfaqur me te njejten filozofi. Hapesira dhe levizja e te njejtes ngjyre brenda telajos eshte nje konsekuence qe piktura e Osekut e kerkon dhe e pohon si arritjen me te veshtire. 21 pune vaj ne kanavace jane ekspozuar ne sallen e madhe te Galerise Kombetare te Arteve.
Peizazhet diptike jane me te pranishmit. Oseku krijon nje variacion gjendjesh nepermjet nje spektri ngjyrash pastel qe zhvendosen nga ngjyra e reres ne shkretetire intensifikohet ne tone te mavise luhatet ne nuanca te trendafilit te thare pinkut dhe rikthehet te antika e zbehte.
Levizja monokrome eshte e vetmja paraqitje e piktures se Osekut ndjenje qe sic eshte shprehur ai pengon pranine e formes ne pikture ndersa i jep dore prezences se hapesires. Hapesire ose e thene ndryshe me nje fjale i lire. Peizazhi ujerat tokat dhe qielli ne trajten e hapesires.
Ali Oseku 1944 i formuar ne Institutin e Larte te Arteve i perket brezit te rinise se djegur te piktoreve si Edison Gjergo Maks Velo Edi Hila qe kane perfaqesuar nje fryme moderniteti ne vitet 70 ne pikturen shqiptare. Pati pervoje te shkurter si skenograf ne Teatrin e Operes dhe Baletit. Ishte vleresuar fitues ne nje Dekade Maji. Pas plenumit IV u arrestua denua dhe vuajti disa vjet denim ne burgun e Spacit. Per 16 vjet u ndalua te ekspozoje. Ne vitin 1991 rinis nje epoke per ate vete dhe pikturen e tij. Te kjo kohe e dyte dhe mjedisi ne te cilin jeton ndalet biseda me 67-vjecarin Ali Oseku.
Intervista
Z. Oseku do te jete e veshtire te fotografohet piktura juaj per ilustrimin e kesaj interviste. Me sa duket vendin e saj do ta zere fotoja juaj.
Piktura ime nuk ka thellesine nuk ka kontraste te medha brenda asaj. Prandaj eshte e veshtire ta fotografosh.
Jeni marre vete me ndertimin e ekspozites ka nje logjike
Logjika qe tablote te kene shoqe njera-tjetren nga koloriti te kete nje balancim dhe te kesh mundesi te shohesh direkt pikturen ne distance dhe nga afer. Ja kete telajo e sodit mire kur afrohesh. E sheh vetem. Une kur e pikturoj jam kaq afer piktures dhe dikush po kaq afer do te afrohet dhe do ta shohe se si e ka bere ai ustai.
Megjithese ne kater fasha ngjyrash brenda te njejtes telajo levizja e ngjyres eshte e ngadalte dhe ne vende te tjera arrin palevizshmerine.
Ka nje energji te brendshme si shkretetira. Kam mendimin qe gjerat e teperta ti heq nga piktura ime. Arendt thote se kur lenda behet substance behet hyjnore.
Ti heqesh gjerat e teperta nje pikture ku paraqitje eshte vetem ngjyra Ke frike te pohosh qe ky eshte nje det qe ky eshte nje horizont mos ju do te thoni se nuk eshte as njera dhe as tjetra ose merreni si ta ndjeni.
Ketu ku jemi tani kemi perballe nje peizazh. Pyesni cfare ndjej Ka nje trishtim Ka dicka si pa fund ku here e shfaq dhe here e zhduk horizontin
Une jam ne shume gjendje. Ju e shini kete. Edhe sjam indiferent. Edhe kam fatin ta pikturoj ate qe ndjej. Ka shume qe nuk e kane kete shans.
shte e para ekspozite personale ne Galerine Kombetare. Ne keto permasa prezantimi dhe me te njejtin motiv pikture jemi prezantuar me 2001 ne ekspoziten Hapesire.
Pak a shume e njejta gje eshte. Ideja ime eshte si ta thelloj te njejten gje si ta bej te vertete si te ngulmoj. Dhe qenka e veshtire te jesh konsekuent Ne gjithe arsyet. Gjate kesaj periudhe qe flasim kam bere pikture qe me ka treguar se nuk kam qene serioz. Kam qene neglizhent. Ashtu sic kam pasur periudha qe i kam mbajtur ne dore talajot me seanca te gjata. Kjo eshte kur ke cfare thua. Kur je ne siperfaqe del shpejt.
Mendoj qe piktura ime eshte bere me serioze tani. Ka filluar te tarohet te ekuilibrohet ka filluar te behet.
Mavia eshte me intensivja e ngjyrave te kesaj ekspozite
Edhe kjo tablo qe i referoheni eshte nje hapesire nje horizont. Mund ta marresh per det per lume. I duket nganjehere gjesti peneli nganjehere. Ose i zhduk fare gjurmet e tij. E thashe per mua e rendesishme eshte energjia e brendshme.
Ndjen dy forca terheqjeje te kjo pikture njera shkon nga bregu ne thellesi dhe tjetra ne te kundert nga thellesia ne breg.
Jam i vemendshem per te pare si reagojne njerezit para piktures sime si shihet piktura ime dhe eshte detyra ime per te vazhduar. Dhe jam mire me shendet kur pikturoj. shte e vertete kjo. Se nuk te le misioni. Kur mbaron misioni vdes.
I them tim biri per te bere pikture a duhet nje motiv Jeni ju qe me frymezoni.
Sigurisht qe me frymezon piktura vete piktore te tjere. Me pelqejne shume William Turner dhe Mark Rothko. Kur shoh Rothkon me duket sikur e kam bere une ate pikturen e tij.
Afrine e piktures suaj me Rothkon e permendin shpesh.
I bie me qene ne rrugen time se seshte Rothkoja ketu. Ka detyra te tjera ai. Kur me pyesin per artin shpesh ia fus kot e iu them Nuk e di si behet art ndryshe nuk do shkoja atje.
Meqe jemi te pelqimet tuaja letersia eshte nje nga ato sikur te gjeni tek ajo gjurmet qe fshihni nga piktura.
Letersia dhe piktura problemet i kane te perbashketa. Ide te tjera te thote muzika qe kerkon vullnet ta ndjekesh. Me pikturen futesh te vetja dhe se ke mendjen fare te bota. Dhe ideja ime eshte si ta vjellesh boten... Me ka merzitur morri tartabiqi akrepi kermilli lageshtira era e fasules prasit balta me ka merzitur. Dua te largohem nga keto te zgjedh tjeter gjendje.
Sa ore ne dite punoni
Kater ore paradite ose pasdite. Vjen nje moshe qe do shume energji per te bere gjera te reja. Nje nga arsyet qe me vjen keq qe kam qene ne burg eshte se kam harxhuar energji kot.
Nuk e permendni shpesh burgun. fare vendi ka zene ne kujtesen tuaj ajo kohe
Nuk kisha aktivitet. Me veshtiresi arrija te lexoja per tu larguar nga ai ambient. Burgu kishte dy gjera per te mbetur njeri te mos ishe spiun dhe homoseksual.
Jam per besnikerine ndaj tjetrit dhe ate orientim seksual qe na ka dhene natyra. Jo vetem kaq por besoj se nje burre me gruan qe zgjedh can detin. Jam per familjen dhe femijet.
Nga kjo marredhenie e brezave ka nje tradite qe kohet e sotme e kane harruar
Une e kam te lene te lire tim bir por them pse te mos marre pervojen time Thenien e vjeter tu ngjani prinderve koha jone e ka harruar. Jo vetem kaq po na thone se skemi bere shkolle te mire e cshkolle ishte shkolla ruse
Programi eshte gjithe jeten cfare librash konsumon cfare klasikesh lexon. Sot njerezit i jane dhene kultures lineare. Ky eshte problemi i botes. Nuk jam kunder modernitetit teknologjise por jam per librin.
Kete u thoni studenteve
U them qe nuk kam te drejte tju fus ne ankth por duhet te jeni serioze. Qe te hysh ne kete thellesi do provosh edhe ankthin. shte dashuri e madhe ajo qe te ben te rrish me pikturen qe nuk eshte as gallate sic mund te mendojne njerezit as te shijosh diellin e bukur. Sot per artistet thone qe kur ulen ne tavoline flasin per parate ndersa biznesmenet flasin per artin. Mua me duhen parate per te jetuar si artist per ta bere telajon me mire per te shkuar jashte te shoh per te blere libra.
Jeni nga piktoret qe nuk jetojne keq ne kete drejtim.
Akoma jetoj me qira. Nuk kam blere akoma nje shtepi.
Kush e beson kete
Askush se beson. Une nuk jam anetar i Partise Demokratike...
Perse e beni kete sqarim kur keni dale edhe pro se djathtes ne takimet per fushate
Mua ne burg me futi partia komuniste. Ndersa kur me ftuan te isha anetar i keshillit bashkiak ne vitin 1992 me thane tani na bej ndonje nder.
Nuk hyj ne allishverishe as ne greva urie sepse per kete popull qe se do punen dhe eshte kaq krenar duhet menduar si ta veme ne pune. Ai qe merret perdite dhe ben dicka kete e kupton. Njeriu e ka ne dore te ngreje statusin ekonomik dhe intelektual te vetes. Njeriu e ka ne dore vleren e vetes.
Jeni anetar i Keshillit Artistik te Galerise Kombetare
Jam aktualisht. Per te mos prishur qejfin.
Nuk ka ndonje konflikt ketu
Mos te hap ekspozite Se mos po me japin leke per kete E dini sa piktura ka prej meje ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve Dy gjithsej. Njera qe hyri ne fond sepse fitoi cmimin e dyte ne Onufri 1994 dhe njera e vitit 1995.
Po nga piktura qe keni bere ne periudhen e realizmit socialist
Nuk me pelqenin si pelqeja.
Kemi ardhur ne fund te ekspozites qe ju e mbyllni me te njejtin ton peizazhi si tabloja e pare nje siperfaqe e fshire ne ngjyre antike.
Jam me idene qe thote Majakovski Memoria ime eshte si rruga ne Polanska ku kalojne makinat karrocat bicikletat kuajt. Pra memoria e artistit nuk eshte si mermeri dhe nganjehere le nje shenje dhe kjo shenje eshte nje rruge nje gjurme e cila duhet te jete nje shenje e tille qe mos te terheqe vemendjen.