E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varferia vetevritet ushtari profesionist

Vetevritet ne repart me armen e sherbimit nenoficeri i ushtrise Artan Doci. 30-vjecari banor i Tiranes i dha fund jetes pas borxheve te shumta dhe gjendjes se veshtire ekonomike. Burime te policise thane dje per Shekullin se Doci u gjet i vdekur ne vendin e tij te sherbimit me nje plumb ne zemer. Nga hetimet e para mesohet se shkak per vetevrasjen e Docit ka qene gjendja e dobet ekonomike si dhe perfshirja e tij ne lotari bastesh sportive ku sipas burimeve te policise ushtari profesionist ishte perfshire ne menyre te herepashershme. Nje koleg i Docit e ka gjetur ate ne grahmat e fundit te jetes por nuk ka pasur mundesi ta ndihmoje.
Menjehere me pas ai ka njoftuar eproret te cilet mberriten aty ndersa me pas u njoftua policia e kryeqytetit si dhe sherbimet e Policise Ushtarake te cilet duhej te kryenin gjithashtu veprimet e tyre ne vendin e ngjarjes duke qene se behej fjale per nje situate te ndodhur brenda nje reparti ushtarak. Hetuesit kane kryer keqyrjen e vendit te ngjarjes dhe nga veprimet e para te kryera nga ekspertet eshte vene re se ushtari profesionist 30-vjecari Doci kishte marre nje plage me arme zjarri ne krahun e djathte te trupit te tij. Po keshtu prane trupit Docit hetuesit kane vene re nje arme automatike si dhe nje gezhoje qe ndodhej pak me pertej. Po keshtu eshte konstatuar se arma kishte ne te nje kreher me 29 fisheke ndersa nje ishte qitur nga arma.
Hetuesit kane marre deshmi te kolegeve dhe shokeve te tij ne repartin ushtarak ku Doci kryente sherbimin e ushtarit profesionist prej pak vitesh. Nga deshmite e tyre eshte mesuar se ne momentin e ngjarjes ata kishin qene ne nje distance te larget ndersa ishin afruar aty pak minuta pasi ishte degjuar krisma. Nga deklarimet e disa miqve dhe te afermeve hetuesit kane mesuar se kohet e fundit Doci i martuar dhe me dy femije po kalonte nje situate te veshtire ekonomike. Madje sipas burimeve te policise referuar deshmive dhe deklarimeve te marra ai ishte perfshire ne lojrat e basteve sportive me shpresen se mund te fitonte sadopak para te nevojshme per gjendjen e tij te veshtire ekonomike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›