E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpol; I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, ekstradohet Zdrava



Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u ekstradua dje rreth orës 17:20, nga Milano-Itali drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Bedri Zdrava, 54 vjeç, lindur në Kuçovë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, i ekstraduari Bedri Zdrava ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr. 64, datë 18.06.2003, e ka dënuar me 9 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, parashikuar nga neni 114/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Shtetasi i mësipërm ka detyruar me forcë shtetasen N.K. të ushtrojë prostitucion në Itali dhe në Francë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën në datën 28.03.2009 u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Bedri Zdrava. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›