Aliaj: Do i bëj sfidë “pseudoelitës"

17/04/2005 Partia Demokratike prezanton zyrtarisht kandidatin e opozitës përballë kryeministrit Fatos Nano
Saranda përfshihet nga takimet e para të konkurentëve kryesorë për zgjedhjet e verës
Saranda është përfshirë dje nga ethet e forta të fushatës elektorale. Kandidati i PS-së Fatos Nano dhe ai i PD-së Besnik Aliaj, kanë zhvilluar dje përplasjen e parë, duke paralajmëruar se fushata në këtë zonë do të jetë tepër e fortë.
Kandidati i PD-së, përballë Kryeministrit Fatos Nano, ka deklaruar dje nga Saranda se vendimi i tij për të kandiduar në këtë qytet mbetet një sfidë, që brezi i ri i bën politikës së vjetëruar në këto 15 vjet. Nën moton “T'i japim fund tranzicionit 15-vjeçar”, Besnik Aliaj është prezantuar si kandidat për deputet në këtë qytet, nga nënkryetari i PD-së, Bamir Topi. Sipas tij, zgjedhja e Aliajt në zonën 99 nga opozita nuk ka qenë e rastësishme. “Besnik Aliaj është një njeri që ka një begraund jashtëzakonisht të pasur dhe jo pa qëllim ne atë e kemi caktuar si kandidat për deputet në zonën 99”, tha Topi.
Vendimi
“Kam vendosur të bëj publik vendimin tim, që tashmë është bindje e patundur, për t’u regjistruar si kandidat i një fronti opozitar, politik dhe qytetar, përballë nëpërkëmbjes së turpshme që politika e korruptuar dhe qeverisja e papërgjegjshme i ka bërë këtij vendi, që Zoti i ka dhënë gjithçka, përveç vullnetit politik dhe respektit për shtetasin e thjeshtë. Me këtë rast, deklaroj se angazhimi im është sfidë e brezit që i përkas ndaj “pseudoelitës” aktuale politike dhe politikës asgjëbërëse dhe përbuzjes morale e materiale ndaj qytetarit të thjeshtë”, tha Aliaj. Sipas tij, vendimi për të përballuar këtë sfidë nuk është “lajthitje” e rastit dhe as protagonizëm i tepruar, por duhet parë si një kontribut që duhet të japë çdo qytetar i këtij vendi.
Thirrja
Kandidati i PD-së tha se në Sarandë ka ardhur me projekte konkrete. Aliaj theksoi se ka ardhur koha që në politikën shqiptare të implementohet mendimi i pastër dhe i kthjellët intelektual. Andaj, ai bëri thirrje popullit të Sarandës t’i japin përgjigjen që meriton, paaftësisë politike dhe ngërçit të trazicionit 15-vjeçar, që ka karakterizuar deri më tani vendin. “Në këtë sfidë jam i pastër, i qetë dhe i ndershëm, sa të mos udhëhiqem nga pasionet politike, por për të mbështetur nevojën urgjente për ndryshim, në kuptimin e një rotacioni normal pa ngërçe dhe pasoja për të gjithë ne si shoqëri, një rotacion që do të krijonte shanset që shoqëria jonë të vazhdojë reformat e nisura dhe të lëna përgjysmë, një rotacion normal, që është e vetmja mënyrë që rihap shanset tona për të nisur dhe një herë procesin e integrimit të pakthyeshëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve me botën moderne. Në ditët dhe javët që do vijnë, sytë dhe zemrat e shumë qytetarëve do të jenë në Sarandë. Le ta ndëshkojmë së bashku paaftësinë, kushdoqoftë ajo, përmes ushtrimit demokratik të votës së lirë”, tha Aliaj.
Nano komenton kandidaturën e PD-së
Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka shprehur dje, për herë të parë, komentet mbi kandidatin që ka vendosur Partia Demokratike përballë tij në Sarandë. Nano thekson se tashmë është arritur në momentin kur si ai që fiton dhe ai që humbet, janë njerëz të respektuar. "Kjo është bukuria e këtij momenti që ka mbërritur demokracia në Shqipëri, pra kur ka hapësirë komunitare, ajo mbështetet veçanërisht në funksionimin demokratik të shoqërisë dhe më vjen mirë që, në qoftë se s’janë thashetheme, edhe konkurrenti i Partisë Demokratike përballë meje, është specialist i urbanistikës. Për pasojë, ky do të jetë një shesh, ku do të konkurrojnë gjithashtu të gjithë, ky do të jetë një shesh që po hapet për të mos u mbyllur më nga mitingje fanatikësh dhe ku edhe ata që fitojnë, edhe ata që humbasin, mund të lëvizin si njerëz të nderuar dhe të respektuar”, tha Nano.