Traget për shkëmbime nga Ohri në Pogradec

17/04/2005 Paketa e antimafias shqiptare merret nga maqedonasit. Xhafa takon homologun fqinj
Shqipëria do të tërheqë nga Maqedonia eksperiencën për hartimin e legjislacionit në fushën civile, ndërsa Maqedonia do të sjellë ekspertët e saj në Tiranë, për të tërhequr nga pala shqiptare legjislacionin që ka të bëjë me fushën penale, i përfunduar tashmë nga Shqipëria. Kjo ishte njëra nga temat e diskutimeve mes ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, gjatë një vizite dyditore në Maqedoni, në takimin me homologen e tij maqedonase, Mladenovska Georgievska. Gjatë takimit të përbashkët të të dy ministrave, ku u nënshkrua edhe i pari protokoll bashkëpunimi mes dy palëve për fushën e drejtësisë, u diskutua edhe për një mbledhje informale të ministrave të drejtësisë së rajonit në Ohër e Pogradec, për të diskutuar së bashku për ecurinë përpara të çështjeve të drejtësisë dhe bashkëpunimin mes palëve, por edhe për të thithur eksperiencën ndërmjet vendeve në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.
Ministrat
“Vlerësoj pozitivisht këtë iniciativë, e cila shpreh më së miri frymën e respektit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona, të cilat në të ardhmen do të bashkëpunojnë edhe më ngushtë për realizimin e reformave në sistemin e drejtësisë. Nënshkrimi i këtij protokolli do të jetë vetëm hapi i parë i bashkëpunimit, i cili do të shtrihet në të ardhmen edhe në fusha specifike”, tha ministrja maqedonase. Gjithashtu të dy ministrat pohuan se në procesin e integrimit që kanë hyrë të dy vendet fqinje, duhet të ndërmerren reforma dhe mund të jepet kontribut i veçantë nga takimet periodike në rang ministrash ose nivelesh drejtuese. “Kjo na bën të kuptojmë së bashku se mes nesh do të ketë kontakte më të shpeshta për të shkëmbyer informacion dhe eksperiencë”, tha ministri i Drejtësisë, Xhafaj.
Marrëveshja
Gjatë qëndrimit të tij në shtetin fqinj, ministri Xhafaj u takua me zv.kryeministrin maqedonas, u diskutua lidhur me lëvizjen e lirë të personave në të dy anët e kufirit, në Ohër e Pogradec, nëpërmjet një trageti përgjatë liqenit të Ohrit, i cili do të vihet në funksionim shumë shpejt. Ministri Xhafaj, i cili është aktualisht deputet i Pogradecit, u interesua lidhur me ecurinë e projektit për vënien në funksionim të këtij trageti dhe mori garanci nga autoritetet maqedonase, se kjo linjë do të fillojë shumë shpejt nga funksionimi. Në takim me autoritetet lokale në Ohër e Strugë, si dhe në takimet e veçanta me zyrtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Turizmit, u diskutua që nga Pogradeci e Ohri gjatë këtij sezoni turistik të ketë shkëmbime turistësh ditorë, rreth 2000 të tillë, të cilët do të shfrytëzojnë të dy anët e liqenit të Ohrit, edhe nëpërmjet lehtësirave që do të garantojnë autoritetet lokale dhe shtetërore të të dy vendeve.