Elbasani-Dinamo, barazim dhe tension
17/04/2005 Në përballjen e tyre të katërt, skuadrat nuk kanë mundur të shkojnë më tej se një barazim 1-1, i shoqëruar me shumë zhurmë
Nga Elbasani Eshtë mbyllur në barazim edhe një herë tjetër, sfida e 4-rt në kampionat, midis Elbasanit dhe Dinamos. Ndryshe nga herët e tjera, kjo sfidë ka sjellë edhe gola, por mbi të gjitha, ka mbartur mbi vete edhe shumë tension gjatë 90 minutave të takimit. Në fakt, ishte e pritshme diçka e tillë, si pasojë e problemeve të fundit, lidhur me çështjen “DOPING”, por ai që ia ka shtuar tensionin kësaj ndeshjeje, ka qenë gjyqtari Lika, i cili ka irrituar në masë publikun vendas. Loja në përgjithësi ka qenë e barabartë, kur në pjesën e parë, verdheblutë kanë dominuar, ndërsa pjesa e dytë ka qenë në favor të skuadrës së Dinamos, që ka rrezikuar më shumë portën vendase. Pas dy momenteve të mira, në min 4 dhe 10, me anë të Tikos dhe Gudiabit ka qenë Asllani, i cili me anë të një goditjeje të bukur brenda zonës, ka realizuar golin e avantazhit për Elbasanin, duke ngritur peshë entuziazmin në shkallët e stadiumit. Megjithatë, vendasit kanë rrezikuar sërish në 3 momente, me anë të Bajzades, Asllanit dhe K.Dalipit, por portieri Lika i ka thënë jo, golit të dytë. Ndërkohë pjesa e dytë ka nisur më e qetë dhe momentin e parë të rrezikshëm e ka pasur skuadra e Elbasanit, me anë të Bejzades që i vetëm me Likën ka gabuar. Ligji i futbollit është i shkruar: Po nuk shënove, do ta pësosh. Kjo gjë ka ndodhur në minutën e 62-të, kur Qorri është penguar brenda zonës së Elbasanit dhe gjyqtari lushnjar, A. Likja, ka akorduar një penallti që është kontestuar gjatë, brenda dhe jashtë fushës. Penalltinë e ka kthyer në gol Gaye, i cili me qetësi ka shënuar golin e barazimit. Minutat e mbetura nuk kanë sjellë asgjë për Elbasanin, i cili e ka kërkuar golin deri në fund, por pa e gjetur atë. Ndërkohë, Dinamo me një formë fizike për t'u admiruar është mbrojtur mirë dhe ka kundërsulmuar rrezikshëm në dy-tre momente, kur Tiko dhe Gudiabi mund të kishin realizuar golin e dytë. Kështu është mbyllur në barazim edhe një herë tjetër, sfida midis Elbasanit dhe Dinamos. Me këtë rezultat, Elbasani duket se e ka siguruar praktikisht vendin e dytë, ndërsa Dinamo duhet të luftojë fort me Vllazninë, për të mos lëshuar vendin e tretë në klasifikim.