Vllaznia, një paralajmërim për Tiranën
17/04/2005 Bardheblutë barazojnë rezultatin vetëm në minutat e fundit falë një 11-metërshi të dyshimtë
Vllaznia i jep një paralajmërim të mirë Tiranës, në prag të ndeshjes së kthimit që do të luhet të mërkurën, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në sfidën e djeshme, për javën e 31-të të Kategorisë Superiore, shkodranët kanë qenë shumë pranë një fitoreje, e cila u është mohuar vetëm në minutën e 82-të, nga një 11-metërsh i dhënë në favor të bardhebluve nga gjyqtari. Ishte menduar se shkodranët do të tregoheshin indiferentë në ndeshjen e kampionatit, për të ruajtur forcat për ndeshjen e Kupës. Por, në takimin e djeshëm në "Qemal Stafa", nuk ndodhi kështu. Trajneri Medja kishte zbritur në fushë, formacionin e tij më të mirë në dispozicion. Po ashtu, takimi gëzonte edhe vlerësimin maksimal të Starovës, i cili kishte ndërtuar një 11-she të njëjtë me atë të takimit të kupës, me ndryshimin e vetëm, Hidin në vend të Nallbanit, në portë. Vetëm dy minuta lojë dhe Tirana krijon iluzionin se do ta ketë shumë të lehtë të mundë sërish këtë Vllazni që e kishte mposhtur në të katra përballjet e mëparshme në këtë sezon, tri në kampionat dhe 1 në Kupë. Pikërisht në minutën e dytë, bardheblutë do ta shikonin veten në avantazh, me golin e Rrakllit. Minutat në vazhdim kanë dhuruar disa raste për kryeqytetasit, të cilët kontrolluan lojën në pjesën e parë, por pa mundur të gjejnë një gol të dytë. Vllaznia kishte vështirësi në ndërtimin e aksioneve të rrezikshme. Ndërkohë, që krejt ndryshe pjesa e dytë, e cila ka dhuruar dhe më shumë emocione. Në fillim të 45-minutave të dyta u duk se në fushë kishte zbritur një tjetër Vllazni: më këmbëngulëse, në kërkim të golit të barazimit. Ndërsa, bardheblutë kishin filluar të mendonin për ndeshjen e së mërkurës, por kishin harruar se fitorja në sfidën e kampionatit ishte ende e pasigurtë. Sinani, në minutën e 60-të barazon rezultatin, ndërsa Abilio i dhuron avantazhin 2-1, shkodranëve në minutën e 79-të. Tirana e befasuar kërkon të reagojë, por shkodranët mbrohen mirë. Do të duhej të vinte minuta e 82-të e ndeshjes, kur një faull i dyshimtë i një mbrojtësi kuqeblu, ndaj Xhafës në zonë, do të gjykohej i parregullt nga gjyqtari që nuk heziton të drejtojë gishtin te pika e bardhë e 11-metërshit. Bulku e kthen atë në gol dhe 2-2. Tirana në këtë ndeshje ka vuajtur edhe rastet e shumta, të pashfrytëzuara nga futbollistët e saj. Gjithsesi, ka ruajtur distancën me Elbasanin, falë kushërinjve dinamovitë që rrëmbyen një barazim 1-1, në “Ruzhdi Bizhuta”. Kjo pikë për shkodranët, përveç vlerës për tabelën e klasifikimit, ka edhe një vlerë të madhe morale, në prag të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, në “Loro Boriçi”, ku ata shpresojnë të përmbysin rezultatin 1-0, të takimit të para dy javëve.