E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aliaj: “Pasaportat për emigrantët të njihen"

06/06/2005  Kandidati i Partisë Demokratike në zonën 99 në Sarandë, Besnik Aliaj, i ka bërë thirrje emigrantëve që jetojnë jashtë kufijve të vendit që, më datë 3 korrik, të kthehen në atdhe për të votuar, duke e konsideruar këtë akt, si kontribut për ndryshimin e realitetit aktual. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Aliaj ka thënë se emigrantët janë pjesa më aktive e vendit, pasi 1 të 3 e të ardhurave, vijnë prej tyre. “Nuk është e pamundur që me vullnetin tonë politik dhe me mbështetjen tuaj, të bëjmë që pasaporta juaj të ketë vlerë dhe integritet, të qarkulloni lirshëm dhe jo thjesht kaq. Ju duhet të jeni pjesë aktive e ekonomisë së vëndit dhe jo të shiheni si lopa që duhet mjelë, se politikanët tonë janë të paaftë të ofrojnë mundësi të tjera. Përkundrazi, ju duhet të keni prioritet në investimet tuaja në vend, lehtësime fiskale dhe proçeduriale si dhe një orientim të mirë nga vendimarrja në mënyrë që, investimi juaj të jetë i sigurt. Me përulje, ju drejtohem juve, për ta marrë së bashku këtë sfidë mjaft të rëndësishme për vendin, juve dhe familjeve tuaja ,që ju po mbështesni me kaq sakrificë. Le ta ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, në mënyrë që ata të mos detyrohen nesër të ikin nga një vend që nuk ofron shanse për progres, por vetëm qeveritarëve, shanse për monopole e korrupsion“, tha Aliaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›