Firma falso për tu regjistruar në zgjedhjet parlamentare

06/06/2005 KQZ nis ndjekjen penale për 12 parti dhe 2 koalicione
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka hedhur poshtë kërkesën e 10 partive dhe 2 koalicioneve, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 3 korrikut, për shkak se kanë manipuluar firmat e elektoratit që mbështesin lisat e tyre shumë emërore. Ndërkohë që, janë në shqyrtim dhe tre subjekte të tjera, për cilat ka nisur verifikimi i mëtejshëm i tyre, në lidhje me vlefshmërinë e 7000 firmave mbështetëse. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka kërkuar ndihmë Institutit të Policisë Shkencore, i cili ka kryer ekspertim grafik të nënshkrimeve të listave mbështetëse të zgjedhësve. Sipas të dhënave të ardhura nga ekspertimi i Institutit të Policisë Shkencore, në listat e ardhura nga subjektet zgjedhore, gjenden nënshkrime të bëra nga i njëjti person brenda listës. Pas këtyre masave hetimore të institucionit, KQZ-ja ka vendosur që ti heqë të drejtën e përfshirjes në zgjedhjet e 3 korrikut, subjekteve si Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare, Partia Socialkristiane e Shqipërisë, Partia Emigracioni Shqiptar, Partia Demokratike Demokracia e Djathtë Shqiptare, etj. Dy koalicionet të cilat duhet të siguronin nga 10 000 firma, janë Koalicioni Lëvizja Demokratike për Integrim si dhe Koalicioni Partitë e Spektrit Social të Shqipërisë + Partia e Unitetit Kombëtar. Tashmë pritet që KQZ të nisë dhe procesin zgjedhor. Ndërkohë që KQZ-ja duhet të shqyrtojë ditën e sotme dhe kërkesat e tre kompanive pjesmarrëse, për të marrë të drejtën e shtypjes së fletëve të votimit. Aktualisht, në garë për fitimin e tenderit janë tre kompani, një shqiptare, një sllovene dhe një maqedonase. Sipas KQZ-së, do të porositen rreth 5.6 milionë fletë votimi, të ndara në dysh, për kandidatët për deputetë, dhe për subjektet politike.
Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare
Partia Socialkristiane e Shqipërisë
Partia Emigracioni Shqiptar
Partia Demokratike Demokracia e Djathte Shqiptare
Partia Ardhmëria e Shqipërisë
Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori
Partia Lëvizja Monarkiste Demokrate Shqiptare
Partia për Drejtësi dhe Integrim
Partia Pajtimi Kombëtar Shqiptar
Partia Aleanca Socialiste
Koalicioni Lëvizja Demokratike për Integrim
Koalicioni Partitë e Spektrit Social te Shqipërisë + Partia e Unitetit Kombëtar.