Kam lidhur kontratë sociale me kuksianët për zhvillimin e zonës
06/06/2005 Intervistë me Fatos Hoxhën, kandidat për deputet i PD-së, në zonën 12 në Kukës
Kandidati i PD-së në Kukës, thekson se është e çuditshme që, këto ditë, në Kukës ka drita 24 orë, edhe pse arkëtimet nuk janë rritur. Sipas tij, një veprim i tillë është gënjeshtra e rradhës e PS-së, që kërkon të marrë votat, e më pas ta lërë Kukësin pa drita. Ndaj, ai shprehet se në rast të fitores, do të angazhohet në rindërtimin e jetës në këtë zonë.
Çfarë po ndodh këto ditë në fillim të fushatës në Kukës, z.Hoxha?
Qytetarët, këto ditë kanë drita elektrike pa ndërprerje. Kjo, edhe pse nuk është rritur masa e pagesës nga qytetarët, sepse nuk kanë mundësi pagese. Në zonën elektorale nr.12, janë 14 208 familje që jetojnë në kushte varfërie të plotë, e marrin ndihmë ekonomike e përkrahje sociale sa për një thes mielli. Por, do të kenë drita elektrike, sepse socialistët duan të marrin votat. Po, a do të mashtrohet më kuksiani që gjithë ditën, për 7 vitet e fundit, e ka kaluar pa energji elektrike. Këtu në Kukës, para dy muajsh, ambasadori i Bashkimit Evropian, Z. Salzman, deklaroi se është absurde të jetosh pranë liqenit të hidrocentralit, e të jesh në terr. Mos mendoni se është bërë e përgjegjshme dhe po mendon për shqiptarët kjo qeveri. Vetëm është bërë edhe më shumë mashtruese, sa për të marrë votat e tyre. Unë kam mësuar se, ka shumë njerëz që marrin ushqimet me lista dhe listat e borxheve janë të mëdha. Nuk është turp të jesh i varfër, por është krim kur të varfëron qeveria e shteti yt. Kur nuk të gjen punë, kur tallet me masën e ndihmës ekonomike që të jep, kur nuk të krijon asnjë mundësi jetese. Edhe pse gënjen qytetarët, duke pohuar nga propaganda e saj se është shtet social.
A ndjehet në Kukës nevoja për ndryshim?
Absolutisht shumë. Kukësi është shembulli klasik se si një qeveri keqpërdor, tall e mashtron qytetarët e një vendi. Kukësi është kampion i varfërisë, siç pohojnë qytetarët, siç shihet jeta e tyre dhe siç rezulton nga raportet e organizmave ndërkombëtare, si UNDP-ja që vepron në rajonin e Kukësit. Sipas PNUD- it, (UNDP)-së, në Kukës, 67 % e grave janë të papuna. Kjo shifër është shumë më e lartë për zonat rurale. 56% e popullsisë merr ndihmë sociale, në krahasim me një mesatare kombëtare prej 22 %. Vetëm në qytetin e Kukësit me rreth 5600 familje, janë 2000 familje që marrin ndihmë ekonomike e asistencë sociale.
Infrastruktuara e nevojshme (rrugë, ujë, energji elektrike etj.) është tej mase jo funksionale ose mirëmbajtur keq, p.sh., më pak se 32 % e banesave në rajonin e Kukësit kanë ujë të pijshëm, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të qytetarëve për krijimin e kushteve më të mira të jetesës për vehten e tyre. Raport i lartë vdekshmërie tek foshnjat dhe nënat, 3-5 herë më i lartë sesa mesatarja e BE-së; Vetëm 27 % e nxënësve në zonat ruale ndjekin shkollën e mesme, ndërsa një pjesë e madhe e nxënësve femra, nuk e njohin fare. Jeta është e plogësht në Kukës. Njerëzit nuk kanë asnjë mundësi. Vihet re tendenca për t’u larguar nga Kukësi, për një jetë më të mirë. Sepse me këtë qeveri, kuksianëve nuk u krijohet asnjë mundësi në vendin e tyre, nuk u premtohet e sigurohet një jetë e dinjitetshme. Qytetarët po e kuptojnë se, ndryshim nuk është pse po lëshojnë këto ditë energjinë elektrike. Nuk është ndryshim pse kanë nisë këto ditë të mbushin gropat nëpër udhë me asfalt përmbi baltë.
Çfarë siguroni ju për ndryshimin e madh?
Siguria për ndryshimin e madh, është programi i Partisë Demokratike. Është qenia nesër kryeministër i vendit i Sali Berishës, i njeriut që gëzon më shumë se çdokush, besimin maksimal për ndershmërinë dhe seriozitetin e tij. Por, brenda programit të madh të PD-së për ndryshimin e jetës së vendit, unë me kuksianët po arrij një pakt, po arrij një kontratë si bir i tyre, i thirrur në politikë pas një aktivitetit të suksesshëm në karrierë, pas një qëndrimi të palëkundur në bindjen time tek PD-ja dhe lideri Berisha. Kontrata ime me kuksianët, ka pak pika themelore, por domosdoshmëri për jetën e rajonit. Ndyshimi do të thotë ta ndërtojmë udhën Milot-Kukës-Morinë. Kukësin e mashtruan dhe ia vodhën 12 milionë dollarë të dhuruara nga presidenti Klinton në vitin 2000, për udhën Morinë – Kukës. E kësaj udhe ia patën vënë edhe emrin “Rruga Klinton”. Kukësin e mashtruan për ndërtimin e udhës Milot–Morinë, ia vodhën kësaj udhe 70 milionë dollarë dhe po vazhdojnë edhe sot, të mashtrojnë për ndërtimin e kësaj udhe. Dhe deklarojnë pas 8 vjetëve mashtrime se do ta bëjmë këtë udhë. A do të besojmë më, ne kuksianët, në premtime mashtruese?
Sepse janë mundësitë për ta ndërtuar shtetin tonë. Sepse kjo udhë punëson shqiptarët, lidh shqiptarët, pasuron shqiptarët. Ndryshim do të thotë arsimim për të gjithë, dyer të çelura universiteti për të gjithë studentët e Verilindjes. Ndryshim, do të thotë konvikt normal në Kukës, për studentët nga rrethet e Verilindjes, klasa normale mësimi, mësim jo në terr, por me drita elektrike në çdo klasë mësimi.
Ndryshim do të thotë kujdes real shëndetësor për gjithë banorët. Që të mos vijë më i sëmuri nga fshatrat e thella të Kukësit, siç ndodh përditë në fakt, si mysafir në familjen e të afërmit të tij në qytet, për të bërë një kurë gjilpëra se nuk ka as mjek, as mami, as infermiere në fshatrat e Kukësit. Ndryshim do të thotë liri reale lëvizjeje njerëzish, mallrash e mjetesh në doganën e Morinit. Liri lëvizje e tregtie për miellin e Kosovës që e kemi afër, për produktet e Kosovës që i kemi afër, e jo të detyrohemi ta blejmë miellin në Tiranë apo Portin e Durrësit. Ndryshim do të thotë jo gjobitje njerëzish në dogana, jo rryshfete në dogana. Por barazi për të gjithë para ligjit.
Po problemin e tokave të përmbytura nga hidrocenrali i Fierzës, a e keni të pranishëm në kontratën apo paktin tuaj me qytetarët?
Absolutisht po. Sepse ndryshim, do të thotë shlyerje e të gjitha detyrimeve që u ka shteti banorëve të tokave të përmbytura nga liqeni i Fierzës. Partia Demokratike ka dhënë prova. Nga viti 1992–1996, qeveria e PD-së ka lëvizur 501 familje, duke u dhënë 500 milionë lekë të reja për ndërtim banesash. Nga viti 1997 deri në vitin 2005, janë lëvizur 60 familje dhe kjo qeveri u ka dhënë 50 milionë lekë të reja për ndërtim banesash.
Po vihet re se ,ndërsa ndokush po ju afrohet për të fituar simpatinë tuaj për ndonjë emërim nesër, ju po deklaroni se konratën me kuksianët e keni kolektive, dhe kontratë është që të qeverisni me më të aftët?
Jemi tek ndryshimi përsëri. Po, kam deklaruar dhe e përsëris se, s’do të ketë qeverisje nga të paaftët, të korruptuarit, servilët. Kjo do të thotë, largim i zyrtarëve e drejtorëve të korruptuar, ta paaftë, që vjedhin edhe dietat e punonjësve edhe shpërblimet e punonjësve dhe afrim i njerëzve të aftë, të ditur, me moral të lartë, jo militantë ekstremistë politikë.
Sepse, Kukësi ka personalitete të shquara në fushën e ekonomisë, arsimit, kulturës, drejtësisë, mjekësisë, inxhinierisë dhe të gjithë fushave të jetës. Në Kukës, gjeta edhe një komunitet të rëndësishëm të gazetarëve, që janë avokatë të fuqishëm të rajonit. Por këta gazetarë, janë edhe një garanci për qeverisjen me duar të pastra nesër, sepse ata do të jenë luftëtarët e parë, në luftën kundër deformimeve të mundshme qeverisëse, kundër zyrtarëve që mund të korruptohen.
Bisedoi Rexhep Shahu