E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS, borxh delegatë të vegjëlve

06/06/2005  Drejtues të socialistëve do të marrin pjesë në takimet e aleatëve për të kërkuar mbështetjen e tyre

"Koalicioni për Integrim" kërkon votat e elektoratit në proporcional

Partia Socialiste dhe disa prej partive të vogla të majta, kanë filluar bashkëpunimin e tyre në nivel zonash elektorale. Edhe pse nuk ka një marrëveshje zyrtare të nënshkruar mes forcave të koalicionit për integrim, bashkëpunimi mes forcave të majta, për të fituar sa më shumë vota, qoftë në mazhoritar qoftë dhe në proporcional, tashmë ka shënuar hapat e parë. Gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë Socialdemokrate në rrethin e Elbasanit, përkrah kryetarit të kësaj partie, Skënder Gjinushi, ka qenë dhe kryetari i Partisë Socialiste për këtë rreth, Agim Leka. Gjithashtu, gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë Aleanca Demokratike, në zonën e Mallakastrës, në krah të Neritan Cekës, ka qenë kandidati i PS-së, njëkohësisht dhe Ministri i Punëve me Jashtë, Kastriot Islami. Mesazhi që përfaqësuesit e partive politike i kanë drejtuar elektoratit të majtë, ka qenë drejtimi që duhet të ketë vota e zgjedhësve në votimet e 3 korrikut. Këtë lloj bashkëpunimi mes forcave të majta, sipas burimeve në Lëvizjen Socialiste për Integrim, mund ta arrinë dhe kandidatët e kësaj partie dhe atyre të PS-së. Ky bashkëpunim, edhe pse nuk mund të gëzojë mbështetjen e krerëve të partive, do të jetë i fraksionizuar në zona të veçanta, kjo për të siguruar një fitore përballë kandidatëve të opozitës, apo qoftë dhe për të siguruar vota personale dhe subjektet.

Bashkëpunimi

Në zonën elektorale 52 në rrethin e Elbasanit, kreu i PSD-së, Gjinushi, gjatë prezantimit të kandidatit për deputet, Tauland Sinani, ka bërë thirrje për një moral të ri në fushatën elektorale. Gjatë takimit me banorë të kësaj zone, kreu i PSD-së ka marrë mbështetjen e kryesocialistit të rrethit të Elbasanit, që votat e elektoratit socialist do të jenë për subjektin PSD, në votimet e 3 korrikut. Dhënia e garancive mes dy forcave, për të drejtuar votat e elektoratit, qoftë atij socialdemokart, qoftë të atij socialist, bëhet për të përballur rrjedhjen e votave që ka krijuar LSI-ja te PS-ja dhe për koalicionet e së djathtës. Gjithashtu, dhe presidenti i PAD-së, Ceka, është shprehur se partia e tij nuk do të “lypë” vota, por do ti fitojë këto në saje të punës. Sipas tij, aq ndihmë sa do të marrë partia dhe kandidatët e saj nga PS-ja, aq ndihmë do të japë.

Mundësitë

Bashkëpunimi mes kandidatëve të PS-së dhe atyre të LSI-së, pritet të jetë në zonat të cilat nuk kanë një "peshë" të rëndësishme për hartën politike. Ekzistenca e një mundësie të tillë bashkëpunimi në nivelet e kandidatëve, sipas burimeve pranë LSI-së, është në varësi të vetë kandidatëve të të dy forcave. Gjithësesi, shprehn burimet, kjo do ti shërbejë më mirë të majtës socialiste për të eleminuar kështu, fitoren e kolaicionit të forcave të djathta në këto zgjedhje. Megjithëse strukturat qëndrore të PS-së dhe LSI mbajnë qendrime sulmuese, mundësitë e bashkëpunimit janë të mëdha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›