TVSH shkel kodin zgjedhor për spotet elektorale
06/06/2005 Bordi i Monitorimit kërkon marrjen e masave
Bordi i Monitorimit të Mediave ,gjatë fushatës zgjedhore, i ka kërkuar KQZ-së që ti tërheqë vëmendjen Televizionit Publik Shqiptar, pasi gjatë këtyre ditëve, ka treguar njëanshmëri të plotë zgjedhore. Sipas deklaratës së dhënë për shtyp, TVSH ka thyer nenin 136, pika 2 dhe nenin 137 pika 1 të Kodit Zgjedhor, për transmetimin e spoteve televizive. Për këtë, është marrë si shembull transmetimi i plotë i fjalës së kryeministrit të Shqipërisë, njëkohësisht dhe kryetarit të PS-së, për nisjen e fushatës elektorale në pallatin e sportit "Asllan Rusi". Gjithashtu, i është tërhequr vëmendja dhe disa televizione kombëtarë, që sipas Bordit i kanë dhënë një hapësirë shumë herë më të madhe PS-së, se sa PD-së. Klan, ATN1, Koha, TVA dhe Norba, i kanë lënë PS nga 300 deri 500 për qind më shumë hapësirë sesa PD-së. Ndërsa, vetëm TV Shijaku ka shkelur ligjin në favor të Partisë Demokratike. Në raportin e Bordit të Monitorimit thuhet se, dhe Vizion Plus ka shkelur ligjin, por se e ka rikuperuar situatën në orët e mëvonshme. Megjithatë, Bordi ngre shqetësimin për shkeljet e radhës prej Televizionit Publik Shqiptar.