Alibeaj: 34 prokurorë me shkelje
Një raport me shkeljet në prokurori i është servirur Kryeprokurores Ina Rama nga Ministria e Drejtësisë. 34 prokurorë, sipas dikasterit të drejtuar nga Alibeaj, janë gjetur me shkelje nga më të rëndat e deri te më të lehtat, ku për çdonjërin prej tyre është kërkuar marrja e masave disiplinore, deri në largimin nga detyra. Inspektimi ka përfunduar disa javë më parë dhe ditët e fundit është dorëzuar në akuzën qendrore dhe i është servirur edhe presidencës. Në të janë pasqyruar deri në detaje shkeljet e prokurorëve në fjalë, si dhe investigimet e Drejtorisë së Investigimit në Ministrinë e Drejtësisë. Në fund është evidentuar se 34 prokurorë janë gjetur me shkelje. Për 12 prej tyre është rekomanduar "shkarkimi nga detyra". Për 10 prokurorë të tjerë është rekomanduar masa e "transferimit nga detyra" dhe për 12 prokurorët e tjerë janë propozuar masa të ndryshme disiplinore.
Kontrolli
Disa muaj më parë, Ministria e Drejtësisë ka kontrolluar në mënyrë të planifikuar dhe në bazë të informacioneve nga institucione e persona të interesuar ligjshmërinë e veprimtarisë së prokurorëve. Objekti i kontrollit të Ministrisë së Drejtësisë në organin e prokurorisë ishte ndjekja e ecurisë së çështjeve që përmbahen në rekomandimet vjetore të dhëna nga Këshilli i Ministrave për luftën kundër kriminalitetit, respektimi i afateve të hetimit, respektimi i afateve të paraburgimit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të subjekteve të procedimit penal dhe, në veçanti, të të ndaluarve dhe të arrestuarve. Gjithashtu është verifikuar dhe hetuar rregullshmëria dhe vijueshmëria e kryerjes të veprimeve hetimore, respektimi i detyrimit ligjor të prokurorit për fillimin e ndjekjes penale, ecuria e politikës penale dhe, në veçanti, e politikës së dënimeve që ndiqet nga prokurorët. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, kontrolli është kryer i paralajmëruar dhe për çështje për të cilat kishin përfunduar hetimet paraprake. Nga raporti është konkluduar se nga kontrolli në disa prokuroritë e rretheve, duke përfshirë Prokurorinë e Tiranës, më të madhen në vend, janë gjetur shkelje të shumta, për të cilat janë rekomanduar fillimet e procedimeve disiplinore.
Masat disiplinore
Raporti përmbledhës i është dërguar prokurores së përgjithshme, së bashku me rekomandimet për procedimet disiplinore, ndërsa është njoftuar edhe institucioni i Presidencës për këto abuzime të gjetura në sistemin e prokurorisë. Mësohet se akuza qendrore ende nuk ka marrë ndonjë masë ndaj këtyre prokurorëve, megjithëse janë njoftuar prej disa ditësh. Burimet nga prokuroria thanë se do të merren në pyetje prokurorët në fjalë për të dhënë observacionet e tyre për shkeljet e hasura nga inspektorët e Alibeajt. Nëse konstatohen shkeljet, atëherë, sipas ligjit "për prokurorinë", në nenin 32 thuhet se quhen shkelje të disiplinës në punë: mospranimi i bërjes së betimit ose shkelja e tij; zvarritjet e rënda ose sistematike të procedimeve ose të detyrave të tjera të ngarkuara, ose mospërmbushja e detyrave; nxjerrja e sekretit të hetimit, ose e të dhënave të tjera me karakter konfidencial; mungesa për më shumë se pesë ditë pa arsye në punë; kryerja e veprimeve që diskreditojnë rëndë figurën e prokurorit dhe kryerja e veprimeve që, sipas ligjit, janë të papajtueshme me funksionet e prokurorit.