E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftë me policinë, vritet një shqiptar

I rëndë ka qenë bilanci mes një grupi shqiptarësh që grabisnin paratë e supermarketeve në Greqi dhe policisë vendase. Shkëmbimi i zjarrit mes policisë në Athinë dhe tre emigrantëve shqiptarë ka sjellë dje, duke u gdhirë dita, një të vdekur, një në pranga të plagosur dhe një tjetër të shpallur në kërkim. Lajmi bëhet i ditur nga burime policore të Athinës, të cilave ju referohen gati të gjitha mediat vendase. Sipas tyre, një grup hajdutësh shqiptarët në atë moment ishin duke realizuar grabitjen e një supermarketi në Athinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 07:00 të mëngjesit të djeshëm, në një prej lagjeve të kryeqytetit helen, dhe pikërisht në "Paleo Faliro". Mediat vendase njoftuan se policia është vënë në kërkim të një shqiptari të tretë që merrte pjesë në grabitje, pasi i dyti është vënë në pranga jo shumë larg vendit të ngjarjes. Policia tha gjithashtu se emigrantët shqiptarë ishin nisur me qëllim që të grabisnin një supermarket në atë zonë, por kanë hasur në patrullat e lëvizshme. Në përpjekje për të ikur, njëri prej shqiptarëve, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia helene, është qëlluar dhe ka humbur jetën. Ndërkaq, bashkëpunëtori tjetër, edhe ai shqiptar, është larguar me shpejtësi, por nuk ka mundur që të shkojë larg, pasi është vënë në pranga nga uniformat blu të Athinës. Shkëmbimi i zjarrit midis policisë dhe të dyshuarve ka ndodhur në mëngjes në supermarketin e lagjes "Paleo Faliro" dhe ka vazhduar disa minuta. Burime zyrtare të policisë së Athinës thanë se shqiptarët kishin bërë disa grabitje gjatë kohëve të fundit. Sipas këtyre burimeve, "ata kishin vënë në shënjestër paratë e supermarketeve dhe të bankave. Grabitjet me maska dhe armë i bënin gjatë momentit që transportoheshin paratë". Të tre po udhëtonin me një makinë të vjedhur. Kur janë afruar te shënjestra e tyre, ata kanë parë një patrullë policie. Kjo e fundit e kishte vënë re se diçka nuk shkonte dhe menjëherë është përgatitur duke nxjerrë dhe armët. Në vendin e ngjarjes ka pasur shumë njerëz, të cilët kanë dëshmuar se efektivët e patrullës i janë përgjigjur zjarrit të shqiptarëve, të cilët kanë qëlluar në ajër duke u larguar dhe duke lënë një prej tyre të vdekur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›