E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj: “Djegia e fletëve të votimit nuk e pengon hetimin e zgjedhjeve”



Partia Demokratike mbështet qëndrimin e KQZ-së për asgjësimin e fletëve të votimit të 28 qershorit. Enkelejd Alibeaj ka deklaruar dje për mediat se zbrazja e kutive nuk interferon me vënien në funksion të komisionit hetimor për zgjedhjet. Deri në gusht, sipas deputetit Alibeaj, mjafton koha për të hetuar, por për këtë duhet vullnet politik. “Duke parë edhe afatin kohor 3-mujor të komisionit hetimor të zgjedhjeve unë besoj që jemi në kohën e duhur që PS-ja të ketë gjitha mundësitë të vijë në komisionin hetimor, të bëjë kërkesat e saj për provat, të këqyrë materialet, ato çfarë ajo dëshiron dhe ligji lejon, dhe Kushtetuta lejon, dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese lejojnë. Në këtë mënyrë nuk do të kërkohet të vendosë as në ngërç KQZ-në. Nuk shoh asnjë lloj mundësie, as teorike, që KQZ-ja të bëhet barrierë e komisionit hetimor. Nuk ka se si të bëhet barrierë. Është gjithmonë në të drejtën e vet për të respektuar dhe për të zbatuar ligjin. Po kështu, edhe komisioni hetimor i ka të gjitha mundësitë, jo vetëm teorike, por praktike, për të bërë transparencën e plotë të procesit zgjedhor të 28 qershorit. Mund të jetë një dëshirë diabolike e PS-së që të nxjerrë një sebep tjetër për asgjësimin e fletëve, por nuk do të ndodhë. Mundësitë i ka”, - është shprehur Alibeaj.

3 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›