Alibeaj: “Gjykata, pa punonjës sigurie”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Në sallat e gjyqit në Gjykatën e Tiranës nuk do të ketë më punonjës sigurie. Më të “kërcënuar” nga ky vendim janë togat e zeza, por dhe palët e tjera që do të jenë pjesë e proceve gjyqësore. Urdhri i ministrit të Drejtësisë për shkurtimet në strukturën organike të kësaj gjykate ka sjellë dhe reagimin e më të ekspozuarve ndaj kërcënimeve dhe dhunës, gjyqtarëve, të cilët nuk pajtohen me ministrin. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se me heqjen e personelit të sigurisë mund t i kërcënohet jeta çdo personi që shkel në gjykatë. Duke pasur parasysh dhe precedentët e mëparshëm, ku gjyqtarë janë qëlluar me armë zjarri në sallën e gjyqit, shkrirja e kësaj strukture, mund të sjellë pasoja për jetën në radhët e togave të zeza. Një tjetër sektor që preket nga shkurtimet e ministrit është dhe zyra e shtypit, arkëtari, inspektori i personelit dhe i ekonomistëve.
Reformimi
Ministria e Drejtësisë ka vendosur të bëjë shkurtime në strukturën dhe organikën e Gjykatës së Tiranës. Sipas një urdhri të bredshëm drejtuar kësaj gjykate, Ministria e Drejtësisë lë Gjykatën e Tiranës pa punonjës sigurie. Gjykata më e madhe në vend, me numrin më të madh të dosjeve penale tashmë mbetet pa punonjës sigurie. Ndërkohë që po në këtë gjykatë, pak muaj më parë, janë shënuar incidente, të cilat u bënë shkas për shtimin e personelit të sigurisë. I njëjti urdhër i ministrit, i cili është dërguar në gjykatë në fund të gushtit, ka hyrë menjëherë në fuqi. Një tjetër sektor i prekur nga shkurtimet e ministrit është dhe zyra e shtypit, por dhe funksioni i arkëtarit i inspektorit të personelit dhe i ekonomistëve. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë gjykatës, sipas të cilave, mësohet se, sipas urdhrit, dosjet penale do t i bashkangjiten godinës së Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku çështjet do të gjykohen nga të njëjtët gjyqtarë që janë 15 në Dhomën Penale. Problem shqetësues mbeten shkurtimet nga vendi i punës, ku 18 mijë çështjet në gjykim pranë kësaj gjykate do të mbeten pa punonjës sigurie.
Akuzat e Alibeajt
"Pala që humbet ankohet në Ministrinë e Drejtësisë ose në KLD, pala që ka fituar është ankuar më parë te gjyqtari. Është mirë që ju të reformoheni se është mirë që në këtë valë reformimesh që është duke u ndodhur në republikë, të vetmit që nuk japin sinjalin minimalisht të reformimit është sistemi gjyqësor. Ju nuk mund të merrni përsipër që t u ngjisni shqiptarëve bishtin e të korruptuarve, sepse shqiptarët janë ata njerëz që kanë atë kulturë që të kuptojnë që, kur jepet një vendim i drejtë, edhe në disfavorin e tyre, ta pranojne atë. Ju nuk duhet t i detyroni shqiptarët që të vdesin në sallat e gjyqeve për shkak të lodhjes, ju nuk duhet t i detyroni që edhe pa të drejtë të marrin armët dhe të qëllojnë ndaj gjyqtarëve”,- është shprehur ministri i Drejtësisë në takimin e fundit me gjyqtarët në Gjykatën e Tiranës.
Urdhri për sekretaret
Sekretaret gjyqësore do të penalizohen me masa disiplinore për moszbatim si duhet të detyrave të lëna nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, lidhur me “përgjimin” e gjyqtarëve me të cilët punojnë. Kështu, gjatë inspektimit ka rezultuar se disa sekretare nuk kanë raportuar si duhet ose kanë publikuar të dhënat në internet abuzivisht, me qëllim mbrojtjen e punës së gjyqtarëve me të cilët punojnë. Për këtë qëllim, disa prej sekretareve do të penalizohen nga kancelari, pas raportit të dërguar nga Ministria e Drejtësisë, madje me masa konkrete disiplinore për to. Masa tjetër është ndryshimi i zyrave për sekretaret, duke ndërruar në këtë mënyrë gjyqtarët me të cilët punojnë prej vitesh. Në shtator secila prej tyre do të punojë me gjyqtar tjetër. Masat disiplinore pritet që sekretareve gjyqësore t u komunikohen nga kancelari i gjykatës, Ilir Sauli. Ndryshimet do të përfshijnë gjithë sekretaret, përveç punonjëseve të kryesekretarisë.
Reforma në Drejtësi
“Jemi në fazën që kemi draftuar, kemi tërhequr idetë, mendimet, kërkesat, dëshirat e të gjitha grupeve të interesit, aktorëve, atyre që do t u bjerë barra nesër për ta implementuar bazën e re ligjore në këtë reformë. Jemi në fazën ku kemi përgatitur në mënyrë të plotë, të depozituar madje, ligjin për administrimin gjyqësor, një ligj shumë i rëndësishëm. I rëndësishëm po aq sa dhe ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor. Kemi përfunduar draftimin e ligjit për prokurorinë, jemi duke draftuar dhe duke zgjidhur dhe dilemat më të fundit të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Jemi në proces voluminoz dhe entuziast, madje, do të thosha qoftë për organizimin, por dhe për funksionimin e gjykatave administrative, që është një ndërmarrje shumë e madhe, është një pjesë shumë e rëndësishme e sistemit gjyqësor, është një komponente shumë e rëndësishme e këtij sistemi, e munguar deri më tash, dhe shumë ndërmarrje të tjera të Ministrisë së Drejtësisë, reformimi në kodet e procedurës civile, atë penale, në ligjin për përmbarimin, për profesionet e lira etj.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008