Mungojnë avokatët, shtyhet gjyqi
Autori i Lajmit: red.
Ka dështuar seanca gjyqësore në ngarkim të David Braunit, për shkak të mungesës së palës mbrojtëse. Burime nga Gjykata e Shkallës së Parë bënë të ditur se seanca gjyqësore në ngarkim të anglezit David Braun, që akuzohet për abuzime seksuale me minorenë, nuk është zhvilluar për shkak të mungesës së avokatëve. Sipas të njëjtave burime, mësohet se 54-vjeçari David Braun akuzohet për marrëdhënie seksuale me disa të mitur, që strehoheshin në ish-Qendrën e bamirësisë "Fëmijet e Tij", në Tiranë, të cilën ai e kishte nën administrim. Së bashku me David Braunin, prokuroria ka marrë me cilësinë e të pandehurit për abuzime seksuale me minorenë edhe dy shtetas të tjerë anglezë. Me fillimin e hetimeve për këtë çështje, që pasuan me arrestimin afro një vit me parë të të pandehurit Braun, strukturat shtetërore mbyllën edhe Qendrën e Bamirësisë "Fëmijët e Tij".
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008