Alibeaj: Kushtetuta, telenovela më e dashur
Me rastin e 60-vjetorit të Kush
tetutës Italiane, në ambientet
e Universitetit "Luigj Gurakuqi"
është organizuar një tryezë
bashkëbisedimi, ku ishin të pranishëm
ministri i Drejtësisë, Enkelejd
Alibeaj, deputetja Arenca
Trashani, gjykatësi i njohur italian,
Ugo De Siervo, studentë dhe pedagogë
të Fakultetit të Drejtësisë
dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Në fjalën e tij, ministri i Drejtësisë,
Enkelejd Alibeaj, u shpreh:
"Kushtetuta është telenovela më
e dashur e shqiptarëve, pasi të
gjithë bluajnë argumente kushtetuese,
por vetëm një gojë flet
dhe vendos për të, Gjykata Kushtetuese".
Në panel, krahas ministrit
të Drejtësisë Alibeaj, referoi mbi
Kushtetutën Shqiptare dhe vitalitetin
e saj edhe ish-ministrja e Integrimit,
Arenca Trashani. Për Trashanin
si juriste, duhet që të gjithë
të mos e konsiderojnë Kushtetutën
si një dokument ku s‘mund të
bëhen ndryshime, por e kundërta,
pikërisht nga arsyet e thëna më lart.
Nisur nga kjo, deputetja e Shkodrës
argumentoi arsyet që çuan në ndryshimet
e herëpashershme të Kushtetutës,
si në rastin e Prokurorit të
Përgjithshëm, në çështjen e mandatit
të institucioneve kushtetuese
e mbi të gjitha të imunitetit të tyre.
tetutës Italiane, në ambientet
e Universitetit "Luigj Gurakuqi"
është organizuar një tryezë
bashkëbisedimi, ku ishin të pranishëm
ministri i Drejtësisë, Enkelejd
Alibeaj, deputetja Arenca
Trashani, gjykatësi i njohur italian,
Ugo De Siervo, studentë dhe pedagogë
të Fakultetit të Drejtësisë
dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Në fjalën e tij, ministri i Drejtësisë,
Enkelejd Alibeaj, u shpreh:
"Kushtetuta është telenovela më
e dashur e shqiptarëve, pasi të
gjithë bluajnë argumente kushtetuese,
por vetëm një gojë flet
dhe vendos për të, Gjykata Kushtetuese".
Në panel, krahas ministrit
të Drejtësisë Alibeaj, referoi mbi
Kushtetutën Shqiptare dhe vitalitetin
e saj edhe ish-ministrja e Integrimit,
Arenca Trashani. Për Trashanin
si juriste, duhet që të gjithë
të mos e konsiderojnë Kushtetutën
si një dokument ku s‘mund të
bëhen ndryshime, por e kundërta,
pikërisht nga arsyet e thëna më lart.
Nisur nga kjo, deputetja e Shkodrës
argumentoi arsyet që çuan në ndryshimet
e herëpashershme të Kushtetutës,
si në rastin e Prokurorit të
Përgjithshëm, në çështjen e mandatit
të institucioneve kushtetuese
e mbi të gjitha të imunitetit të tyre.