Braçe: Abuzimet, Topalli fluturon si turiste
Nënkryetari i grupit parlamen
tar të Partisë Socialiste, Erion
Braçe, denoncoi Kryetaren e Kuvendit
se po shpërdoron paratë e
taksapaguesve shqiptarë. Këto
deklarata janë kundërshtuar menjëherë
prej zyrës së shtypit të z.
Jozefina Topallit, duke shënuar
kështu përplasjen e radhës mes
grupit parlamentar të selisë rozë
dhe administratës së Kuvendit të
Shqipërisë.
Akuzat
Deputeti Braçe tha se "sot Kuvendi
nuk punon, sepse Kryetarja e
Kuvendit, Jozefina Çobaj, nuk
ndodhet në Shqipëri, po në krye të
një tabori me deputetë të mazhorancës,
thjesht të mazhorancës dhe
punonjësve të administratës së
Kuvendit; zonja Topalli ndodhet në
një tjetër vizitë turistike, në Zvicër,
prej dy ditësh". Sipas tij, kjo është e
disata herë që kryetarja e këtij institucioni
e mbyll Kuvendin për të
ikur jashtë shtetit, në udhëtimet e
saj turistike. "Ky është shembulli
më i qartë i arrogancës, i abuzimit
me përfaqësimin, i abuzimit me
shpenzimet që dhunohen e shpërdorohen
në emër të detyrës shtetërore
që i kanë besuar shqiptarët",
u shpreh Braçe. Teksa
kujtoi se deri tani Jozefina Topalli
ka kryer prej tre vjetësh mbi 700
mijë km udhëtime në Evropë, në
Azi, në Afrikë, në Arabi, në Amerikë.
"Nga llogaria e shpenzimeve të saj
po derdhen paratë publike të shqiptarëve.
Vetëm bileta e saj e
udhëtimit të sotëm në Zvicër kushton
700 euro, ose sa 7 pensione
pleqërie në qytet, apo sa 14 pensione
pleqërie në fshat, sa 15 pensione
minatorësh që rrinë atje përjashta
dhe presin të mbarojë
udhëtimin turistik Jozefina Topalli",
konstatoi Braçe. Socialistët
vlerësojnë se ky është shembulli se
si taksat publike vihen në dispozicion
të një pushtetari.
Reagimi
Zyra për shtyp e Kuvendit të
Shqipërisë reagoi pas deklaratave
të deputetit Braçe. "Në sqarim të
gënjeshtrave të radhës të deputetit
Erion Braçe, i bëjmë të ditur, se Zvicra
nuk është Lapardhaja, por është
një vend mik, që u rendit ndër të
parët në njohjen e pavarësisë së
Kosovës dhe me një standard jashtëzakonisht
të lartë ekonomik, me
të cilin duam të punojmë", thuhet
në reagimin zyrtar. Njoftimi thotë
se kjo është vizita e parë zyrtare e
realizuar në këtë vend dhe se
shpenzimet e qëndrimit të delegacionit
shqiptar janë mbuluar nga
pala zvicerane, pa marrë asnjë para
nga taksat e shqiptarëve. "Dëshirojmë
t‘i kujtojmë zotit Braçe, se ka
mbaruar koha e izolimit; jetojmë në
kohën e globalizmit. Ndoshta në një
vizitë të ardhshme, nëse partia e tij
i jep leje, mund të përfshihet në një
delegacion parlamentar", ironizon
zyra e shtypit të Kuvendit.
tar të Partisë Socialiste, Erion
Braçe, denoncoi Kryetaren e Kuvendit
se po shpërdoron paratë e
taksapaguesve shqiptarë. Këto
deklarata janë kundërshtuar menjëherë
prej zyrës së shtypit të z.
Jozefina Topallit, duke shënuar
kështu përplasjen e radhës mes
grupit parlamentar të selisë rozë
dhe administratës së Kuvendit të
Shqipërisë.
Akuzat
Deputeti Braçe tha se "sot Kuvendi
nuk punon, sepse Kryetarja e
Kuvendit, Jozefina Çobaj, nuk
ndodhet në Shqipëri, po në krye të
një tabori me deputetë të mazhorancës,
thjesht të mazhorancës dhe
punonjësve të administratës së
Kuvendit; zonja Topalli ndodhet në
një tjetër vizitë turistike, në Zvicër,
prej dy ditësh". Sipas tij, kjo është e
disata herë që kryetarja e këtij institucioni
e mbyll Kuvendin për të
ikur jashtë shtetit, në udhëtimet e
saj turistike. "Ky është shembulli
më i qartë i arrogancës, i abuzimit
me përfaqësimin, i abuzimit me
shpenzimet që dhunohen e shpërdorohen
në emër të detyrës shtetërore
që i kanë besuar shqiptarët",
u shpreh Braçe. Teksa
kujtoi se deri tani Jozefina Topalli
ka kryer prej tre vjetësh mbi 700
mijë km udhëtime në Evropë, në
Azi, në Afrikë, në Arabi, në Amerikë.
"Nga llogaria e shpenzimeve të saj
po derdhen paratë publike të shqiptarëve.
Vetëm bileta e saj e
udhëtimit të sotëm në Zvicër kushton
700 euro, ose sa 7 pensione
pleqërie në qytet, apo sa 14 pensione
pleqërie në fshat, sa 15 pensione
minatorësh që rrinë atje përjashta
dhe presin të mbarojë
udhëtimin turistik Jozefina Topalli",
konstatoi Braçe. Socialistët
vlerësojnë se ky është shembulli se
si taksat publike vihen në dispozicion
të një pushtetari.
Reagimi
Zyra për shtyp e Kuvendit të
Shqipërisë reagoi pas deklaratave
të deputetit Braçe. "Në sqarim të
gënjeshtrave të radhës të deputetit
Erion Braçe, i bëjmë të ditur, se Zvicra
nuk është Lapardhaja, por është
një vend mik, që u rendit ndër të
parët në njohjen e pavarësisë së
Kosovës dhe me një standard jashtëzakonisht
të lartë ekonomik, me
të cilin duam të punojmë", thuhet
në reagimin zyrtar. Njoftimi thotë
se kjo është vizita e parë zyrtare e
realizuar në këtë vend dhe se
shpenzimet e qëndrimit të delegacionit
shqiptar janë mbuluar nga
pala zvicerane, pa marrë asnjë para
nga taksat e shqiptarëve. "Dëshirojmë
t‘i kujtojmë zotit Braçe, se ka
mbaruar koha e izolimit; jetojmë në
kohën e globalizmit. Ndoshta në një
vizitë të ardhshme, nëse partia e tij
i jep leje, mund të përfshihet në një
delegacion parlamentar", ironizon
zyra e shtypit të Kuvendit.