Kërkesa e ministrit Alibeaj, shkarkohen 3 gjyqtarët e çështjes “Delijorgji”
Shkarkohen tre gjyqtarët e akuzuar për lirimin e shkaktarit të tragjedisë së Gërdecit, Mihal Delijorgji. Pas një mbledhjeje që zgjati 4 orë, me shumicë të cilësuar, anëtarët e KLD-së pranuan masat disiplinore të kërkuara nga ministri i Drejtësisë për tre gjyqtarët, Ylli Mnika, Shaqir Gradica e Naun Pejo, duke vendosur shkarkimin e tyre nga funksioni i gjyqtarit. Mbledhja e KLD-së për shqyrtimin e kërkesave të ministrit Alibeaj për procedimin disiplinor të tre gjyqtarëve të ish-Gjykatës së Apelit Ushtarak Tiranë filloi rreth orës 14:00 dhe përfundoi në orët e vona të pasdites së djeshme, përkatësisht 17:30. Këto kërkesa janë depozituar nga ministri i Drejtësisë para Këshillit të Lartë të Drejtësisë më datë 09.07.2008, duke kërkuar shkarkimin e tyre në bazë të nenit 147, pika 6 e Kushtetutës. Këta gjyqtarë, në gjykimin e zhvilluar për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës kanë lejuar shkelje të dispozitave urdhëruese procedurale, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda në procesin e dhënies së drejtësisë në çështjen penale ndaj të pandehurit Mihal Delijorgji, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” dhe “kontrabandë me mallra të tjerë”, të parashikuara nga nenet 190/1 dhe 174 të Kodit Penal. Gjatë mbledhjes së djeshme, ministri Alibeaj parashtroi dhe argumentoi arsyet e procedimit disiplinor të tre gjyqtarëve, duke kërkuar shkarkimin e tyre. Edhe vetë gjyqtarët kanë argumentuar para anëtarëve të Këshillit pse kanë dhënë këtë vendim, pse nuk kanë abuzuar me detyrën dhe përfundimisht pse kanë marrë një vendim të tillë ndaj Delijorgjit. Në përfundim të shqyrtimit të procedimit disiplinor, Këshilli i Lartë i Drejtësisë diskutoi dhe votoi me shumicë të cilësuar në favor të kërkesës së ministrit të Drejtësisë.
Çështja “Delijorgji”
Çështja penale e gjykuar nga tre gjyqtarët Ylli Mnika, Shaqir Gradica e Naun Pejo i referohet procesit penal në ngarkim të shtetasit Mihal Delijorgji, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose të formularëve”, si dhe “kontrabandës me mallra të tjera”. Në këtë proces, - theksoi Kreshnik Spahiu në një deklaratë për shtyp në përfundim të mbledhjes, - nga ana e trupës gjyqësore është vendosur gjithashtu mbi padinë civile me palë paditëse: Dega e Doganës Durrës, palë e paditur Shoqëria Tregtare “Përparimi” sh.a. me objekt detyrimin e shoqërisë së sipërcituar për të shpërblyer dëmin e shkaktuar ndaj shtetit, në shumën e përgjithshme 122.668.851 lekë, dhe në përfundim prej tyre është vendosur pushimi i çështjes penale ndaj të pandehurit Mihal Delijorgji, si dhe rrëzimi i padisë civile në procesin penal. Në përfundim të procedimit disiplinor, Këshilli i Lartë të Drejtësisë, me shumicë të cilësuar të anëtarëve të pranishëm, ka evidentuar shkelje të ligjit procedural penal nga kolegji gjyqësor i përbërë nga gjyqtarët Shaqir Gradica, Ylli Mnika, dhe Naum Pejo, e në mënyrë të veçantë të nenit 68, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale. Sipas kësaj dispozite, kur ndaj të pandehurit vendoset pushimi i çështjes penale, padia civile në procesin penal lihet e pashqyrtuar. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka konstatuar se rrëzimi i padisë civile, në një proces penal, në përfundim të të cilit është vendosur pushimi i çështjes penale në ngarkim të të pandehurit, vjen në kundërshtim të hapur me dispozitën e mësipërme urdhëruese të ligjit procedural penal dhe në të njëjtën kohë, ka sjellë pasoja të rënda për shtetin shqiptar, duke i hequr këtij të fundit mundësinë e pretendimit para një gjykate, të shpërblimit të dëmit në masën e konsiderueshme prej 122.668.851 lekësh. “Për këto arsye, ndaj gjyqtarëve Shaqir Gradica, Ylli Mnika dhe Naum Pejo, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mori masën disiplinore të shkarkimit nga detyra”, - deklaroi Kreshnik Spahiu.
Gjyqtarët e proceduar: Kërkuam përjashtimin nga votimi të z. Spahiu
Tre gjyqtarët e shkarkuar dje me shumicë të cilësuar nga KLD, para se të fillojë procedimi për shkarkimin e tyre, kanë kërkuar përjashtimin e nënkryetarit të këtij Këshilli, z. Kreshnik Spahiu, nga seanca e votimit për procedimin e tyre. Sipas kërkesës që mban firmën e tyre dhe e depozituar nga avokati që mbron interesat e gjyqtarëve, Marash Ibraj, “nisur nga fakti që nënkryetari i KLD-së, z. Spahiu, publikisht ndaj gjyqtarëve objekt i procedimit disiplinor, duke konfirmuar dhe shfaqur hapur vullnetin e tij për largimin e këtyre gjyqtarëve nga detyra kërkojmë që z. Kreshnik Spahiu, njëkohësisht nënkryetar i KLD-së të mos marrë pjesë në seancën ku do të shqyrtohet procedimi disiplinor kundër gjyqtarëve Shaqir Gradica, Naum Pejo e Ylli Mnika. Theksojmë faktin se për qëndrimin e mësipërm të zotit Kreshnik Spahiu, gjyqtarët objekt procedimi disiplinor me shkresë kanë vënë në dijeni Presidentin e Republikës, z. Bamir Topi, që më datë 2.7.2008”.
Disa argumente mbrojtëse të tre gjyqtarëve para KLD-së
Në mbrojtjen e tyre para argumenteve të paraqitura nga kërkuesi për procedim, ministri i Drejtësisë, tre gjyqtarët janë përpjekur gjatë katër orëve të mbledhjes të mbrohen lidhur me shkeljet e konstatuara në dosjen e gjykuar prej tyre. Sipas tyre, Mihal Delijorgji nuk është lënë i lirë prej tyre, por nga gjyqtarët e Shkallës së Parë, vendim të cilin ata e kanë lënë në fuqi. Ata kanë vendosur vetëm për pushimin e akuzës për “kontrabandë”, pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme nga organi i akuzës për Delijorgjin, ndërkohë që kjo çështje vazhdon të jetë për gjykim në Gjykatën e Lartë. Sipas tyre, as në materialin e dërguar paraprakisht dhe as në relatimin e djeshëm, ministri i Drejtësisë nuk provon se gjyqtarët, objekt procedimi disiplinor, të kenë kryer shkelje të përsëritura të dispozitave urdhëruese procedurale. “Pavarësisht faktit se secili prej këtyre gjyqtarëve ka më shumë se 25 vjet që gjykon, gjithë materiali në ngarkim të tyre reduktohet në një vendim të vetëm”, - vijoi mbrojtjen për tre gjyqtarët avokati Marash Ibraj. Sipas tij, mjafton ky fakt për të pretenduar se kërkesa e paraqitur nga ministri i Drejtësisë është në kundërshtim me ligjin material dhe ndaj si e tillë ajo duhet të rrëzohet. Lidhur me pretendimin e parë, sipas avokatit, mbi padinë civile, në gjykimin e saj në procesin penal në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, i pandehuri Mihal Delijorgji ka caktuar si përfaqësues të tij dhe të shoqërisë "Përparimi" sh.a., avokatin M. Haxhia. Ky i fundit duke pasur këtë tagër, në mbështetje edhe të nenit 411/2 e 416/2 të K. Pr. Penale, ka bërë ankim si për dënimin penal, ashtu edhe për zgjidhjen e padisë civile. Ky ankim ndodhet në dosje, në pikën 3 të tij, në pothuajse 2 faqe ka trajtuar pikërisht problemet e padisë civile, duke kërkuar përfundimisht rrëzimin e saj. Jo vetëm i pandehuri dhe i padituri civil, por edhe pala paditëse, Drejtoria e Doganave Durrës, kanë kërkuar gjyqësisht disponimin e gjykatës lidhur me detyrimin civil në këtë gjykim.
Fakti i mësipërm provon se pretendimi i ministrit, se ne kemi marrë në shqyrtim padinë civile në procesin penal pa pasur një ankim për këtë çështje, nuk qëndron. Gjykata ka gjykuar mbi bazën e ankimit bërë nga i pandehuri, mbrojtësi dhe palët në proces dhe që ndodhen në dosje. Lidhur me pretendimin e dytë, - ka vijuar avokati Ibraj, - sipas procesverbalit të seancës gjyqësore del se nuk ka pasur kërkesë nga asnjë palë për përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor, për marrjen e provave të reja apo për rimarrjen e provave të administruara në Gjykatën e Shkallës së Parë. Nëse do të kishte një kërkesë të tillë, gjykata detyrimisht do të merrte mendimin e prokurorit dhe të palëve në proces dhe do të vendoste sipas kërkesave të nenit 427 të K. Pr. Penale. Nëse, avokati mbrojtës, fjalës së tij i ka bashkangjitur edhe shkresa a kopje të akteve të ndryshme, këto nuk janë prova dhe as janë vlerësuar si të tilla. Gjykata e kishte të qartë dispozitën e neneve 149,151/2 dhe 152/1 të K. Pr. Penale që bën fjalë për kuptimin, mënyrën e marrjes dhe vlerësimin e provave. Pikërisht për këtë arsye, nuk ka vendim për përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor, por nuk ka gjithashtu as një rresht të vetëm në vendimin e gjykatës apo në procesverbalin e seancës që t’iu referohet këtyre provave.