Alibeaj; Prokuroria, jo në varësi të qeverisë
Ministri i Drejtësisë sqaron se “nuk ka qenë dhe nuk është aspak në qëllimin e tij dhe të qeverisë që prokuroria të kalojë nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë”. Në këtë kontekst, ai ka bërë të qartë se s’është ai apo ministria e tij që ka hartuar e vetme këtë projekt, por është marrë mendimi dhe ekspertiza e huaj
Prokuroria e Përgjithshme nuk do të kalojë në varësi të qeverisë, por do të organizohet sipas standardeve evropiane. Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj është detyruar të sqarojë dje nëpërmjet një deklarate për shtyp aludimet e hedhura në media, por dhe në komentet e publikuara dje të një diplomati amerikan për prekje kompetencash të këtij institucioni me anë të ligjit të ri. Ky ligj që është hartuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe pritet të jetë pjesë e reformës për drejtësi në Kuvend ka ngjallur debat të madh dhe kuriozitet për mënyrën se si do të funksionojë në të ardhmen ky institucion. Por Ministria e Drejtësisë ka nxituar dje që të sqarojë pozicionin e saj në këtë çështje duke u shprehur se “në lidhje me komentet e bëra nga shtypi i sotëm mbi vënien nën kontroll të prokurorisë prej Ministrisë së Drejtësisë apo zhveshjen e kompetencave të prokurorisë”, Ministria e Drejtësisë sqaron publikun dhe mediat se ato janë të pavërteta dhe nuk pasqyrojnë aspak thelbin e ndryshimeve ligjore që janë në diskutim e sipër”. Ministri i Drejtësisë sqaron se “nuk ka qenë dhe nuk është aspak në qëllimin e tij dhe të qeverisë që prokuroria të kalojë nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë”. Në këtë kontekst ai ka bërë të qartë se s’është ai apo ministria e tij që ka hartuar e vetme këtë projekt, por është marrë mendimi dhe ekspertiza e huaj. Nëpërmjet deklaratës për shtyp, Alibeaj sqaron se ndryshimet e ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë” janë nevojë e kryerjes së reformës në këtë institucion dhe janë hartuar nga një grup i gjerë pune, në përbërje të të cilit kanë qenë edhe përfaqësues të institucionit të prokurorisë, avokatë, përfaqësues të jetës akademike, si dhe kanë marrë pjesë misioni EURALIUS dhe OPDAT. “Qëllimi i përbashkët ka qenë përfundimi i ndryshimeve ligjore në ligjin bazë të organizimit dhe funksionimit të prokurorisë në përputhje me standardet kushtetuese dhe demokratike, si dhe në harmonizim të plotë me praktikat më të mira të legjislacioneve të vendeve të Bashkimit Evropian”, - shprehet kreu i drejtësisë. Duke qenë se ndryshimet që po hartohen janë produkt i një pune të gjatë ekspertësh të njohur dhe po konsultohen në çdo rresht të tyre me përfaqësues të misionit EURALIUS dhe OPDAT, ministri i Drejtësisë shprehet i bindur se “këto ndryshime ligjore, në kuadrin e reformës në sistemin e drejtësisë, përbejnë hapa të domosdoshëm dhe të kërkuar për rrugën e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe BE”.