Alibeaj: Puna në Gjykatën e Lartë nuk është bllokuar
Pavarësisht se debati vazhdon ende në lidhje me përzgjedhjen e kandidaturave për në Gjykatën e Lartë, ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, shprehet se puna në këtë gjykatë nuk është e bllokuar, siç është pretenduar nga opozita. Sipas numrit një të drejtësisë, debati që po vazhdon prej një muaji e gjysmë nuk ka ndërhyrë në mbarëvajtjen e punës së kësaj gjykate të rëndësishme. Alibeaj shprehet se interesi i përbashkët është përzgjedhja e kandidatura të mira për në gjykatë. “Nuk është bllokuar për një arsye fare të thjeshtë. Ju e dini fare mirë që gjykimet nga Gjykata e Apelit drejt Gjykatës së Lartë kanë një kohë relativisht të gjatë, që është një vit deri në një vit e gjysmë. Dhe kjo është e përcaktuar jo thjesht nga mungesa e pesë apo shtatë gjyqtarëve. Procedura dhe praktika ka treguar se koha varion në këto intervale. Ndërkohë që vakumi i pretenduar nuk ka më shumë se një muaj apo një muaj e gjysmë”, - shprehet Alibeaj.
Duke qëndruar te puna e kësaj gjykate, ministri këmbëngul se cilësia e anëtarëve të Gjykatës së Lartë është tepër e rëndësishme. Gjithsesi, ai shprehet optimist se brenda muajit korrik kjo çështje ka për t’u zgjidhur. Nga ana tjetër, duke llogaritur ndonjë moskalim tjetër nga ana e Kuvendit të kandidaturave, Alibeaj mendon se cilësia është mbi të gjitha sesa afatet. “Në qoftë se kalon ky afat, e rëndësishme është që ne të kemi një proces për të përzgjedhur individë që do të jenë anëtarë të Gjykatës së Lartë, të cilët ndoshta mund të zgjidhen pak me vonesë, por do të jenë cilësorë. Cilësia e anëtarit të Gjykatës së Lartë është interesi i publikut në këtë rast”, - u shpreh me tej numri një i Drejtësisë.
Nisur nga statistikat, Gjykata e Lartë në vitin 2007, kur ka qenë e kompletuar me anëtarë, ka lënë pa shqyrtuar rreth 2.580 dosje. Në këtë gjykatë shqyrtohen mesatarisht 10 deri në 15 çështje. Pavarësisht se opozita kërkon një miratim të shpejtë të emrave, mazhoranca kërkon një proces më të përmbajtur. Sipas deputetëve të mazhorancës, Gjykatës së Lartë i mungon një anëtar prej dy vitesh, ndaj dhe duhet që vëmendja të jetë maksimale në emrat që do të propozohen. Në mungesë të anëtarëve, Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë nuk po funksionon. Në të shqyrtohen çështje të ashtuquajtura VIP, që kanë të bëjnë me njerëz me imunitet, por edhe përbrenda vetë sistemit të drejtësisë. Duke pasur parasysh edhe këtë fakt, Presidenti nga njëra anë, por edhe Kuvendi nga ana tjetër, janë përfshirë në gjetjen e emrave të rinj. “Ne e kemi filluar punën për rregulloren, kemi vënë kontaktet me ekspertët, krahas meritës, kritereve, afateve që po diskutohen, janë të domosdoshme edhe kushtet e realizimit të konsultimeve. Duhet të keni parasysh që në rastin konkret jemi në një situatë që duhet të jemi operativë mes institucionit të Presidencës dhe institucionit të Parlamentit dhe pavarësisht atyre ndryshimeve që do të vihen në rregullore”, - është shprehur për këtë çështje kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja. Vetëm një javë më parë, Kuvendi rrëzoi të pesta kandidaturat e Presidentit Topi për emërimin e anëtarëve në Gjykatën e Lartë. Duke pasur parasysh mungesën e anëtarëve në këtë gjykatë, pritet që nga Presidenca të vijnë gjashtë dekrete të reja me emrat, të cilët do të konsiderohen të konsultuar edhe me Kuvendin, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sot mblidhet Grupi i Punës, nesër emrat e anëtarëve për Gjykatën e Lartë
Ditën e sotme pritet të mblidhet Grupi i Punës së Asistencës Juridike, që ka krijuar Presidenti Topi për përzgjedhjen e emrave për në Gjykatën e Lartë, që do t’i shkojnë Kuvendit për të dhënë pëlqimin me vota. Brenda ditës në nesërme, pritet që të publikohen edhe gjashtë emrat për në Gjykatën e Lartë. Grupi i Punës i përbërë nga Artur Metani, këshilltar juridik i Presidentit, Kreshnik Spahiu, zv.kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Manjola Bejleri, kryetare e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, Artur Kalaja, kryetar i Unionit të Gjyqtarëve, Prof. Dr. Skënder Kaçupi, dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Dr. Aleks Luarasi, Prof. Dr. Rustem Gjata, VIRGJIL Karaj, avokat dhe Krenar Loloci, ekspert i së drejtës kushtetuese, të cilët kanë përcaktuar në mbledhjen e parë metodologjinë dhe programin e punës 10-ditore. Individët që dëshirojnë të kandidojnë për anëtarë në Gjykatën e Lartë, janë të ftuar të paraqesin kërkesat e tyre pranë zyrës juridike të Presidentit të Republikës deri në fund të ditës së martë, 24 qershor 2008. Kandidatët e rinj, ashtu si edhe ata që janë paraqitur në procesin përzgjedhës të muajit mars 2008, janë të ftuar të plotësojnë kërkesën e tyre sipas dokumentacionit përkatës.