Alibeaj: Rënie të birësimeve të fëmijëve për vitin 2008
Birësimet
Komiteti Shqiptar i Birësimeve zhvilloi dje një takim në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Audienca ka qenë e kufizuar për shkak të pranisë së fëmijëve dhe sidomos një fëmije të birësuar. Takimin e ka përshëndetur ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili përshëndeti punën e këtij komiteti si dhe temat e rëndësishme të këtij takimi, si sa është numri i fëmijëve të braktisur në institucionet publike e private, me cilin kontigjent fëmijësh operon KSHB-ja, pse kërkohet në mënyrë koherente ridimensionimi i procesit, ç’punë e bukur, por edhe e vështirë është të gjesh një familje për fëmijët e braktisur, sa e hapur është shoqëria shqiptare kur një fëmije të birësuar i shkelën të drejtat, ç’do të thotë t’i mohosh një fëmije të drejtën për të ditur rrënjët e tij të origjinës, si dhe cili është roli i medias në këtë proces. Numri i fëmijëve të braktisur që ndodhen aktualisht nëpër institucionet private e shtetërore, aktualisht është 24, ndërkohë që numri i birësimeve për vitin 2008 ka qenë 60. Sipas ministrit Alibeaj, kemi një rënie të birësimeve krahasuar me vitet e mëparshme, pasi politikat qeverisëse për këtë kontigjent janë në fokusin e saj. Sipas kreut të institucionit të drejtësisë, Komiteti Shqiptar i Birësimeve, organizon inspektime të mbështetura në të drejtat që i jep ligji në të gjitha këto rezidenca, me qëllimin e monitorimit të fëmijëve të braktisur, me respektimin e afateve kohore të deklarimit të braktisur, në evidentimin e fëmijëve të institucionalizuar duke pasur partner shumë të rëndësishëm Shërbimin Social Shtetëror.