Alibeaj: Shkarkim tre gjykatësve
Tre toga të zeza të Elbasanit dhe dy prokurorë të Shkodrës pritet t'i bashkëngjiten listës me rreth 20 emra, për të cilët ministri i Drejtësisë do kërkojë fillimisht shkarkimin dhe pastaj do i padisë në Prokurori.
Fatos Mahmutaj
Në një konferencë për shtyp, paraditen e djeshme ministri Enkelejd Alibeaj pohoi se i ka kërkuar Presidentit Bamir Topi, në cilësinë e kreut të KLD-së dhe kryeprokurores Ina Rama fillojnë procedimin dhe të shkarkojnë nga detyra tre togat e zeza të Elbasanit: Bujar Musta, Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu, si dhe dy prokurorët e Shkodrës Brahim Dragjoshi e Arta Marku. Ndërkohë pas kësaj ministri pohoi si i ka kallëzuar ata në Prokurorinë e Përgjithshme nën akuzën e "shpërdorimit të detyrës". Sipas ministrit tre gjykatësit e Elbasanit, kanë shpërdoruar detyrën duke anashkaluar provat e Prokurorisë dhe kanë liruar një vrasës. Musta, ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, në cilësinë e kreut të trupit dhe Fetahu e Shahu anëtarë, kanë shkelur dispozitat urdhëruese procedurale penale, të cilat kanë ndikuar në zgjidhjen e çështjes drejt pafajësisë së të pandehurit Suel Çela. Ky akuzohet për vrasjen e Roland Mustës në shtator të vitit 2006. Sipas Alibeajt, gjykata ka shkelur dispozitat procedurale mbi pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e provave, provat indirekte dhe arsyetimin e vendimeve të ndërmjetme për përjashtimin e provave të fajësisë në marrjen e vendimit përfundimtar. Pas kësaj, edhe pse Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vjet të Çelës gjykata i ka dhënë pafajësi. Ndërsa në lidhje me rastin e prokurorëve të Apelit, Shkodër, ministri pohoi se nga kontrolli i ushtruar në këtë institucion, ka rezultuar se i dënuari Arben Ndoja ka vuajtur padrejtësisht 2 muaj e 13 ditë burgim si pasojë e moszbatimit të dispozitave urdhëruese procedurale penale. Ndoja ishte dënuar me 2 vjet e dy muaj burg nga Gjykata e Faktit, ndërsa Apeli ia kishte ulur këtë dënim në 18 muaj burg. Por Prokuroria edhe pse ka pasur dijeni për këtë vendim, si dhe një vendim të dytë, korrigjues të Apelit, ka vazhduar ta mbante në qeli të dënuarin edhe për dy muaj e 13 ditë duke shkelur ligjin. Po dje, ministri Alibeaj pretendoi se vazhdonte t'i qëndronte kërkesës për verifikimin e mandatit të Kreshnik Spahiut, nënkryetarit të KLD-së dhe mënyrën sesi ky po e ushtron këtë detyrë. Në fund, Alibeaj i përsëriti thirrjen Spahiut për të pranuar t'iu nënshtrohej procedurave për verifikim mandati.
Kërkesa e ministrit
Gjyqtarët e Elbasanit
Bujar Musta
Pajtime Fetahu
Zihni Shahu
Prokurorët e Shkodrës
Brahim Dragjoshi
Arta Marku