“Zhduket” Sefgjini, dështon seanca
TIRANE - “Humb” Arben Sefgjini, kreu i Tatimeve, i akuzuar në procesin "Remzi Hoxha".
Këtë fakt e pohoi dje trupi gjykues i Krimeve të Rënda, i cili iu referua fletëthirrjes së lëshuar nga gjykata, ku ftuesi kishte shënuar se Sefgjini nuk gjendej në adresën e shënuar në dokument. Gjykata pohoi se këtë adresë Sefgjini e ka lënë vetë në gjykatë dhe në të është njoftuar seancat e tjera. Mosnjoftimi i Sefgjinit u bë shkak që prokurori i çështjes të kërkonte shtyrjen e seancës, e cila do të zhvillohet pas një jave. Ndërkohë në seancën e djeshme ndodhej i pandehuri Avni Koldashi së bashku me avokatin e tij Asaf Hadëraj si dhe mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për të hetuarin dhe gjykuarin në mungesë Ilir Kumbaro. Sefgjini, ish-drejtori i SHIK për Degën e Tiranës, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve; Kumbaro ish-kreu i SHIK në Drejtorinë Qendrore dhe Koldashi ish-shef i bazës së vëzhgimit akuzohen për "rrëmbim me pasojë vdekjen" dhe "torturë", vepra penale të konsumuara në bashkëpunim dhe nga tre herë prej secilit të pandehur. f.m.