Testimi i policisë do të përsëritet
TIRANE - Pas një konsultimi disa orësh mes krerëve të Policisë së Shtetit, përfaqësuesve të ICITAP-it dhe Akademisë së
Policisë është vendosur që testimi i ri i kandidatëve të policisë do të zhvillohet nga e para. Lajmi është pohuar dje në një deklaratë për shtyp të dhënë nga Policia e Shtetit. Krerët e Akademisë së Policisë dhe të Policisë së Shtetit, nuk kanë përcaktuar datën e re kur do të kryhet ritestimi prej tyre, por sipas burimeve, ajo do të jetë në një datë të afërt. Një prej datave mund të jetë ajo e 10-ditëshit të fundit të muajit gusht. Gjithsesi krerët e policisë ende nuk kanë marrë një vendim të tillë. Ndërkaq në njoftimin e policisë ashtu siç ishte parashikuar, është mësuar se 5 kandidatët që fituan minimumin e mundshëm të pikëve janë klasifikuar automatikisht fitues. Gjatë kësaj kohe pritet që të përgatitet edhe testi i ri me shkrim, që do t'iu paraqitet kandidatëve të mundshëm që duan të konkurrojnë për një vend në shkollën e policisë.