Vëllai godet me sëpatë motrën në kokë
TIRANE - Vëllai godet me sëpatë motrën 25-vjeçare në kokë, se nuk pranoi t'i jepte 500 lekë të reja për të pirë raki.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur paraditen e djeshme në zonën e Bregut të Lumit, territor i komisariatit nr.3, kur Luljeta Doda ka mbetur pa ndjenja, për shkak se vëllai i saj, Marashi 37 vjeç e goditi me një sëpatë në kokë. Vajza 25-vjeçare është shoqëruar me urgjencë prej të afërmve të saj në drejtim të Spitalit Ushtarak, ku mjekët i kanë dhënë asaj ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa sipas tyre, ajo ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas policisë, konflikti mes Luljetës dhe të vëllait Marashit, ka nisur kur vëllai i ka kërkuar Luljetës t'i jepte atij 500 lekë se duhej të shkonte për të pirë. Të ardhurat e pakta që kishte familja Doda dhe kushtet e vështira ku ata jetonin, ka bërë që vajza t'i refuzonte t'i jepte të vëllait ato pak para të fituara me mund. Ai do t'i shpenzonte vetëm në pak minuta, duke i kthyer në alkool në një prej pijetoreve të lagjes së tyre në breg të lumit. Refuzimi i së motrës Lules i është dukur i rëndë të vëllait, i cili ka marrë sëpatën dhe në mënyrë të beftë i është afruar asaj duke e qëlluar. Vajza, sipas policisë ka marrë një goditje në kokë me sëpatë dhe është shembur në tokë menjëherë. Të afërmit që e kanë parë vajzën të shtrirë pa ndjenja menjëherë i kanë shkuar asaj në ndihmë dhe e kanë nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak. Ndërhyrja e mjekëve ka bërë që vajza së paku të shpëtonte nga vdekja në mënyrë të përkohshme, ndërsa ajo është në gjendje të rëndë gjithsesi. Ndërkaq policia pasi ka marrë informacionin, ka mbërritur në spital dhe më pas në adresën e familjes Doda në Bregun e Lumit. Forcat blu kanë identifikuar si agresor të 25-vjeçares, vëllain e saj, Marash Dodën, i cili është shpallur në kërkim me akuzën e "vrasjes së mbetur në tentativë".