Shkon për pushime te gjyshërit, vetëvaret në pemë 16-vjeçari
GRAMSH - Një 16-vjeçar është gjetur i vetëvarur në rrethana të paqarta, në oborrin e shtëpisë së gjyshit të tij.
Burime të policisë bënë të ditur se, adoleshenti kishte shkuar të kalonte pushimet e verës në shtëpinë e të afërmve të tij në fshatin Zhjup të Gramshit. Trupi i A. Dyrmishit, nxënës i vitit të tretë në shkollën e mesme të qytetit, me banim në Komunën Sult të këtij rrethi është gjetur i varur në litar në pemën para shtëpisë. Skena e tmerrshme është parë fillimisht nga motra e viktimës, e cila ka lajmëruar më pas edhe të afërmit e tjerë. Menjëherë ata kanë këputur litarin në të cilin qëndronte varur trupi i adoleshentit dhe janë munduar t'i vijnë atij në ndihmë. Por gjithçka ka qenë e kotë, pasi adoleshenti kishte ndërruar jetë. Të lajmëruar nga banorët e zonës, forca të policisë të shoqëruara nga një grup hetimor kanë mbërritur në vendngjarje. Burime të policisë pohuan se ende nuk dihen shkaqet qe kanë çuar në vetëvarje adoleshentin. Sipas burimeve, 16-vjeçari ka marrë një litar, të cilin e ka lidhur në degën e pemës në oborrin e shtëpisë dhe pasi ka hipur mbi një stol e ka vendosur lakun e krijuar në fyt. Ndërkohë që familjarët nuk kanë pohuar ndonjë arsye që mund të çonte Dyrmishin në vetë-vrasje, duke pohuar se adoleshenti mund ta ketë nisur si një lojë, pa i menduar pasojat. Policia pritet të marrë në pyetje prindërit dhe familjarët e tjerë të viktimës. Dy ditë më parë një 13-vjeçar vari veten në fshatin Belishovë të Mallakastrës, duke regjistruar më tepër se 10 raste vetëflijimesh të të miturve që nga fillimi i vitit. a.k