Alibeaj: Topi të shtyjë dekretimin
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, deklaroi disa ditë më parë në një intervistë për “Shqip” se Presidenti duhet të ndalojë ripërtëritjen e tre anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese deri në vitin 2013. Alibeaj the se “në këto kushte besoj se duhet të gjendet një zgjidhje, për të eliminuar këtë ‘handikap’ të këtij mekanizmi. Mjetet se si mund të arrihet ky rregullim, besoj se duhen gjendur tek ato mundësi kushtetuese, të cilat lejojnë njëkohësisht të ruhet koncepti i “mandatit 9-vjeçar” dhe nga ana tjetër, edhe rregulli i përtëritjes 3-vjeçare. Ky mekanizëm do të duhet të aplikohet pas tre vjetësh, pra në vitin 2013. Kjo zgjidhje nuk ka defekt kushtetues, sepse neni 129, nuk krijon vakum, pasi parashikon se, edhe pse mandati mund të deklarohet i përfunduar (me vendim të Gjykatës Kushtetuese), gjyqtarët mund të rrinë ende në detyrë deri në emërimin e pasardhësit. Mund t’ju duket e çuditshme, por kjo është zgjidhja që besoj se mund dhe duhet madje të ndodhë, pasi është një sjellje kushtetuese që e gjen mbështetjen te parashikimi që mekanizmi përtëritës bëhet çdo tre vjet dhe për një numër prej tre mandatesh.
#