E Diel, 1 Nëntor 2026

Nastase: Qeveria të hapë rrugën e kompromisit

Ish-kryeministri rumun

Ish-kryeministri i Rumanisë dhe një nga drejtuesit e partisë së qendrës së majtë të vendit anëtar të BE-së, Adrian Nastase, ka bërë thirrje dje nga Tirana që Berisha dhe Rama duhet sa më shpejt të arrijnë një kompromis politik në vend. Nastase, i cili është një nga politikanët më të njohur të Ballkanit, tha dje në takimin e Internacionales Socialiste se “do të ishte mirë që forcat politike të angazhoheshin në një tryezë të përbashkët, ku të dilnin me një zgjidhje të përbashkët, në një kohë kur Brukseli është mjaft nervoz për hir të situatave aktuale, për hir të krizës në eurozonë, apo për çështje të tjera. Pra është e udhës që këto parti të ulen, të hartojnë një dokument, i cili veç hetimit të problemeve të së shkuarës të zgjidhë dhe atë çka do të ndodhë në të ardhmen. Mendoj se në momentin kur Partia Socialiste ka lënë grevën e urisë dhe është rikthyer në Kuvend, besoj se duhen ndërmarrë hapa dhe masa të forta edhe nga pala tjetër, në mënyrë që të arrihet një kompromis”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›