Alibeaj kontroll Krimeve të Rënda
Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, kërkon të kontrollojë edhe prokurorët e Krimeve të Rënda.
Trazhgim Sokolaj
Pas një sërë inspektimesh e kontrollesh të filluara në disa Prokurori të rretheve kryesore dhe kërkesës për raportim ditor nga sekretaret e Gjykatës së Tiranës, vëmendja e kreut të dikasterit të drejtësisë, së fundi duket se ka kaluar tek Krimet e Rënda. Përmes një shkrese zyrtare të dërguar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, ministri i Drejtësisë u ka kërkuar sekretareve të kësaj gjykate, raportim ditor dhe të hollësishëm për mungesat e gjyqtarëve në seanca dhe "veçanërisht mungesat e prokurorëve të Krimeve të Rënda, nga koha e mbërritjes së urdhrit deri më datë 31 korrik 2008". Sipas burimeve zyrtare, të cilat konfirmuan lajmin, ministri ka kërkuar të mësojë nga sekretaret, çdo rast kur prokurorët e Krimeve të Rënda mungojnë në seancat gjyqësore të parashikuara për proceset, që vazhdojnë aty si dhe për seancat e caktimit të masave të sigurisë ndaj personave të arrestuar. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se shkaku i shkresës së Ministrit, ka qenë tendenca institucionale për të verifikuar punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Krimeve të Rënda, edhe pse këta të fundit, sipas të dhënave zyrtare, nuk janë bërë shkak asnjëherë për shtyrjen e gjyqeve. Gjyqtarët dhe prokurorët e Krimeve të Rënda, duket se do të vazhdojnë ritmin e zakonshëm të punës, të pandikuar nga shkresat e ministrit të Drejtësisë, që kërkon të mësojë prej sekretareve çdo rast të mungesës së tyre në seanca. Kërkesa e ministrit ka urdhëruar sekretaret, që të bëjnë raportim ditor në mënyrë që Alibeaj të mësojë menjëherë çdo rast të mungesës së gjyqtarëve apo prokurorëve.
Ministri e drejtësia
Përpjekjet e ministrit të Drejtësisë për të zgjeruar kontrollin dhe monitorimin mbi gjykatat dhe Prokurorinë shkaktuan debate të shumta pak kohë më parë, kur Alibeaj urdhëroi sekretaret e Gjykatës së Tiranës t'i raportonin atij çdo ditë ecurinë e gjyqeve. Gjyqtarët, përfshirë edhe shoqatën e tyre, akuzuan ministrin e Drejtësisë se, po tentonte të përdorte sekretaret si "spiune" ndaj tyre, ndërsa Alibeaj reagoi ndaj këtyre akuzave duke thënë se, iniciativa e tij ishte brenda parashikimeve ligjore dhe se, paragjykimi i tyre nuk ishte i bazuar në qëndrime objektive. Në një kohë kur ka dështuar përpjekja e Ministrisë së Drejtësisë për të marrë raportime ditore nga sekretaret e Gjykatës së Tiranës, Alibeaj u është drejtuar me një urdhër të ngjashëm, sekretareve të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Sipas ligjit ato janë të pranishme në çdo gjyq, që para se të fillojë seanca dhe mbajnë shënim, që nga orari kur fillon dhe mbaron gjyqi deri tek data, praninë e gjyqtarit, prokurorit, avokatëve dhe diskutimin gjyqësor mes palëve në proces. Veç kësaj, një tjetër argument i përdorur nga Ministri Alibeaj në urdhrin e tij, ka qenë se kancelari i Gjykatës varet prej tij, ndërsa sekretaret varen prej kancelarit.
Zvarritjet
Fenomeni i zvarritjes së proceseve gjyqësore, ashtu si gjykatat e tjera nuk ka lënë pa prekur edhe Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në këtë institucion shkaqet kryesore të shtyrjes së gjyqeve janë mosparaqitja e avokatëve, që mbrojnë të pandehurit, mosparaqitja e dëshmitarëve në Tiranë, të cilët në disa raste janë nga rrethe të largëta të vendit si dhe ekzekutimi i letër-porosive.