E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plazhi, hajdutët e mitur zhvendosen në Golem

KAVAJE - I mituri M.C., tmerri i vjedhjeve në kryeqytet, tashmë e ka zhvendosur "aktivitetin" e tij në plazhin e Durrësit dhe Golemit. 

Policia e Kavajës pohoi dje se, ka vënë në pranga të miturin, i cili ishte larguar nga kryeqyteti drejt plazhit ndërsa i ishin gjetur me vete 903 euro dhe 14 700 lekë dhe një aparat celular, që i kishte vjedhur në një banesë në rrugën "Ferit Xhajko" në Tiranë. Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur tre ditë më parë, ndërsa nga puna hetimore rezultoi se autor i kësaj vjedhje është 11-vjeçari, me origjinë nga Mirdita dhe banues në Tiranë. Më pas, në prezencë të familjarëve të tij, ai u pranoi policëve autorësinë dhe shpjegoi mekanizmin e vjedhjes së kësaj banese. Po dje, policia e Kavajës, identifikoi dhe më pas prangosi të miturin G.I., 14-vjeç, i cili dyshohet se është autor i vjedhjes dy ditë më parë të banesës së një shtetaseje, në Malin e Robit. Në momentin e arrestimit policia i gjeti atij një kompjuter dhe sasinë parave të vjedhura. Në një tjetër njoftim, policia e Kavajës pohoi se kreu arrestimi në flagrancë të 16-vjeçarit me iniciale E.B., banues në këtë qytet. Ky dyshohet se ka vjedhur një aparat celular, në një kompleks turistik në Golem.                              f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›