Banorët e Novoselës, protestë para gjykatës për pronat
VLORE - Banorët e fshatrave të Novoselës protestojnë para gjykatës së Vlorës për skandalin e pronave, siç e cilësojnë ata.
Pak ditë më parë, dhjetëra përfaqësues të familjeve në këtë zonë u mblodhën para institucioneve të pushtetit vendor, ndërsa dje para gjykatës, duke kërkuar zgjidhjen e problemit të tyre. Ata jetojnë në zonën nga Grykëderdhja e Vjosës e deri në zonën e Zvërnecit. Në duar mbanin banderola ku shkruhej se gjyqësori, Prokuroria e vendori janë të korruptuar, duke dhënë vendime të padrejta dhe të paligjshme e për pasojë kanë bërë pronarë të tokave të tyre njerëz të tjerë. Protestuesit akuzuan publikisht Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe drejtuesit e Komunës Novoselë, që sipas tyre kanë dhënë me qira 99 vjet sipërfaqe toke, tek të cilat pretendojnë se janë vetë pronarë. Për këtë çështje ata kanë regjistruar dhe një kallëzim penal. Sipas banorëve, kryetari i komunës ka marrë tokë për familjen dhe të afërmit e tij në mënyrë të paligjshme. "Kjo gjendje erdhi për shkak dhe të zvarritjeve nëpër institucione të ndryshme pa marrë asnjë zgjidhje. Por ka ardhur koha që drejtësia të veprojë sipas ligjit dhe të kthejë pronën tek i zoti". Në protestën e djeshme banorët paralajmëruan bllokimin e rrugës nacionale nga ura e Mifolit e deri në Novoselë. Pak ditë më parë, policia e Vlorës arrestoi tre ish-funksionarë të AKKP-së për abuzime me pronat në bregdet. q.b