Nëna e Zizës: Ja emri i vrasësit
Nëna e Shpëtim Zizës ka ripërsëritur kërkesën e saj, se organet e drejtësisë duhet të zbardhin të vërtetën e vrasjes së 10-vjeçarit, Bekim Çenga.
PESHKOPI/ ENVER DOÇI
Melita Ziza, i vetmi njeri që takon herë pas here djalin e saj në qelitë e burgut të Burrelit, e shqetësuar për lindjen e një historie tjetër gjakmarrjeje këmbëngul se djali i saj, Shpëtimi nuk është autori i vetëm i ngjarjes së rëndë. Ajo thotë se i ka shkruar një letër të gjatë prokurores Ina Rama, ku e ka sqaruar rreth dyshimeve të saj se çështja në ngarkim të djalit të saj është e manipuluar qëllimisht nga Prokuroria e Rrethit. "Jam e sigurt se policia dhe Prokuroria e Rrethit Dibër kanë deformuar faktet dhe provat. Për disa ditë me radhë në shtëpinë time është ushtruar kontroll. Kërkoheshin një palë pantallona të bardha, të cilat kurrë nuk janë përdorur nga djali im. Pikërisht për këtë person me inicialet E.SH., që mban vazhdimisht pantallona të bardha ka folur djali im, Shpëtimi. Ai i ka kërkuar prokurorit të çështjes ta kishte përballë këtë person që e ka ndihmuar të vrasë Bekim Çengën". Nëna e të burgosurit të vetëm për vrasjen e Bekim Çengës, thotë se ngjarja e pak ditëve më parë kur u tentua vrasja e djalit të vëllait të saj, ishte një ngjarje e rëndë dhe se Jetmir Xhedikun e ka shpëtuar plumbi. "Nuk është aspak e drejtë të kërkohet hakmarrje në brezin e tretë. Mua prindërit më kanë martuar diku dhe ata nuk janë fajtorë për veprimet e fëmijëve të mi. Si unë, edhe familja e Ylli Çengës kemi kërkuar zbardhjen e ngjarjes, pasi të dyja palët jemi të sigurta se nuk është Shpëtimi vrasësi i vërtetë i Bekimit. Nëse Prokuroria dhe Policia e Shtetit do të hetojnë intensivisht atëherë do të zbulohen edhe njerëzit që bashkëpunuan me djalin tim". Melita Ziza shpreh shqetësimin e saj për izolimin e burrit dhe djalit të madh. "Do të vrasim më të mirin, deklaruan muaj më parë Çengajt, sqaron Melita. Dhe vërtetë për pak sa nuk vranë djalin e vëllait tim, i cili nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Ne u kemi dërguar pleq për pajtim familjes Çenga. Tani që ata ngritën dorë pabesisht mbi Xhedikët çështja është ndërlikuar. Them se shteti do të ketë kurajën të zbardhë plotësisht të vërtetën. Nuk ka sesi të mbetet në burg përjetë një njeri i sëmurë mendor, i shtyrë nga të tjerë të vrasë një fëmijë. Edhe familja Çenga është në dijeni të personave që ndihmuan djalin të kryente krimin". Nëna e Shpëtim Zizës vazhdon të besojë se Presidenti, Kryeministri, Kryetarja e Kuvendit, Pro-kurorja e Përgjithshme, etj., do të nxisin zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi nuk mund t'i lihet spontanitetit dhe vetëgjyqësisë një ngjarje e tillë.