E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga lazaratasit me euro false

GJIROKASTER - Një i ri nga fshati Lazarat prangoset, pasi përdori një kartëmonedhë 50 euro të falsifikuar. 

Mexhit Jupi, 31 vjeç u arrestua mbrëmjen e së dielës sapo la një pikë karburanti, ku kishte përdorur paratë false. Sipas policisë, Jupi kishte ndaluar me makinën e tij "Benz" në një prej pikave të shitjes së karburantit jashtë qytetit të Gjirokastrës për t'u furnizuar me benzinë. Punonjësit të këtij karburanti ai i dha një kartëmonedhë 50 euro, i cili dyshoi se ajo ishte false. Menjëherë ka njoftuar në policinë e Gjirokastrës, forcat e së cilës arritën të analizonin paratë dhe të konkludonin se ajo nuk ishte e vërtetë, duke bërë dhe arrestimin e Jupit. Gjatë kontroll fizik të tij dhe në makinë u bllokuan rreth 750 euro, në prerje 50-she, gjithashtu false. Nuk dihet ende origjina dhe mënyrë e falsifikimit të parasë së përbashkët evropiane, fakte që priten të zbardhen pas dëshmisë së vetë të arrestuarit.                                                                          p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›