Qeveria, kryesia e PR kundër Godos
Partia Republikane pritet të rikthehet në qeveri, ashtu siç kishte deklaruar, me një ministri të rëndësishme dhe me peshë.
ADI SHKEMBI
Partia e dytë më e madhe e koalicionit të djathtë, të paktën duke iu referuar numrave në Kuvend, është drejt përfaqësimit në kabinetin qeveritar me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila është një prej ministrive që merr një shumë të konsiderueshme të buxhetit të shtetit.
Takimi
Berisha-Mediu
Zanafilla e marrjes së postit të Shëndetësisë nga ana e republikanëve ka qenë pikërisht fundjavën e kaluar. Gjatë ditës së shtunë kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me ish- ministrin e Mbrojtjen dhe kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun. Ndonëse nuk bëhen të ditura shumë detaje nga ky takim, ka qenë pikërisht kryeministri Berisha ai që i ka kërkuar Mediut që forca që ai përfaqëson t’i propozojë një emër për postin e ministrit të Shëndetësisë. Kjo ofertë e kryeministrit Berisha ka ardhur pas ultimatumeve dhe deklaratave të republikanëve se duan të rikthehen në qeveri me një ministri të rëndësishme. Pas marrjes së kësaj oferte, kreu i republikanëve është konsultuar me eksponentët e lartë të kësaj partie dhe është vendosur që t’i propozohet kryeministrit, një prej emrave më të njohur të mjekësisë shqiptare Anila Godo, e cila është njëkohësisht edhe e bija e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sabri Godo.
Kryesia e PR
Por ndërkohë gjatë paradites së djeshme gjërat kanë ndryshuar në radhët e republikanëve. Kreu i kësaj partie, Fatmir Mediu, duket se ka ndryshuar mendje lidhur me propozimin e Anila Godos për postin e ministres së Shëndetësisë. Fillimisht, gjatë paradites së djeshme, kryetari i grupit parlamentar të republikanëve, Arjan Madhi, ka deklaruar se, kryeministri ka vullnetin për të përfshirë PR-në në qeveri, por nuk ka pranuar të japë hollësi me emrin që do të propozohet. Ndërkohë gjatë mesditës republikanët kanë mbledhur kryesinë e tyre, për të vendosur përfundimisht se cili do të jetë qëndrimi i tyre lidhur me dikasteret që do t’i kërkohen kryeministrit Berisha. Në mbledhjen, që ka zgjatur rreth 60 minuta është rënë dakord që kreut të qeverisë t’i dërgohet një letër me tre ministri, që duan republikanët dhe që janë pikërisht Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit. Në pritje të përzgjedhjes që do të bëjë kryeministri Berisha, republikanët nuk kanë çuar emra te kreu i qeverisë, por tani për tani janë mjaftuar me tre dikasteret, që do të parapëlqenin për të drejtuar. Një gjë e tillë duket se nuk është pritur mirë nga kreu i Asamblesë së PR-së, Sabri Godo, i cili gjithsesi nuk ka reaguar. Shpresa e republikanëve është që këto ndryshime të bëhen brenda 31 korrikut, kur është edhe dita e fundit e punimeve të Parlamentit. Nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë deri në fund të këtij muaji, ndryshimet në qeveri dhe rikthimi i republikanëve në ekzekutiv pritet të shtyhen për në shtator, për shkak se gjatë muajit gusht Parlamenti do të jetë pushim.
Madhi: Ne në qeveri, brenda muajit korrik
Kryetari i grupit parlamentar të PR-së, Arjan Madhi, shprehu dje bindjen se brenda këtij sesioni parlamentar, PR-ja do të përfshihet në kabinetin qeveritar me një post ministror. “Kemi bërë publik vullnetin e kryeministrit Berisha për të përfshirë PR-në në kabinetin qeverisës, me një post ministror të rëndësishëm. Jemi të bindur se brenda këtij sesioni parlamentar kjo çështje do të përfundojë”, u shpreh Madhi në një prononcim për mediat. Sipas tij, PR-ja nuk ka paraqitur asnjë ofertë, por ka përcaktuar thjesht kuadrin që ky ndryshim të bëhet brenda një numri të rëndësishëm të kabinetit qeveritar (ministritë më të rëndësishme). I pyetur lidhur me ndryshimet në qeveri, deputeti republikan vijoi se, PR-ja e ka bërë të njohur qëndrimin e saj për këtë çështje. “Një vit para përfundimit të mandatit qeverisës kërkohet një ritëm tjetër dhe një dinamikë tjetër e punës. Ka qenë e mjaftueshme koha për të përcaktuar, se cilat dikastere nuk i përgjigjen më kërkesave, për të realizuar programin tonë qeverisës”, u shpreh Madhi.
Ndryshimet brenda korrikut,afati në dorë të Presidentit Topi
Megjithëse shpresa e republikanëve është që ndryshimet në qeveri të bëhen brenda 31 korrikut, kur është edhe seanca e fundit parlamentare, një gjë e tillë duket se nuk varet nga kryeministri Berisha, por nga presidenti Bamir Topi. Edhe nëse kreu i qeverisë do të shkurtojë në maksimum procedurat për ndryshimet në qeveri dhe t’i kalojë ato në grupin parlamentar dhe në kryesinë e partisë brenda një dite, pengesa duket se do të jetë pikërisht presidenti dhe procedurat që atij i parashikohen lidhur me këtë rast. Në nenin 92 të Kushtetutës, në kapitullin “Emërimi dhe shkarkimi i ministrit” thuhet se: “1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të kryeministrit, brenda 7 ditëve. 2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”. Pra, sipas një llogarie të thjeshtë, shpresa e republikanëve është që kryeministri të çojë propozimet në Presidencë deri ditën e enjte. Çdo tejkalim i këtij afati vë në rrezik ndryshimet në qeveri brenda korrikut. Por kjo llogari shërben vetëm nëse presidenti Topi do të kryejë rolin e noterit dhe do të firmosë ndryshimet në qeveri të kryeministrit, ndërkohë që gjithçka vështirësohet akoma më shumë nëse kreu i shtetit do të ketë rezerva ndaj kandidatit, që do të propozohet për ministër. Më tej akoma, pas mbajtjes për një kohë të gjatë të dekreteve të presidentit për Gjykatën e Lartë, ky rast mund të shërbejë fare mirë nga ana e Topit për “kthimin e restos”.