E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, hetim telefonatave të rreme

GJIROKASTER - Telefonatat e rreme në adresë të sallave operative në policinë e Gjirokastrës kanë krijuar anomali tek uniformat blu, të cilat rendin pas koordinatave të servirura 

nga telefonuesit anonimë. Pikërisht për të reshtur këtë fenomen, policia e Gjirokastrës ka bërë denoncimin e 30 telefonatave shqetësuese, të cilat krijuan gjendje gatishmërie të panevojshme. Sipas zëdhënësit të Drejtorisë së Policisë në Gjirokastrës Gentijan Mullai, operatorëve telefonikë të kompanive celulare dhe rrjetit fiks të telefonit, u është kërkuar bashkëpunim në identifikimin e thirrjeve false në adresë të policisë. “Ka pasur raste që telefonatat në sallën operative të policisë kanë qenë alarmuese për vrasje, apo dhe përdhunime nga zëra kryesisht të femrave dhe gjithçka ka rezultuar false dhe asgjë më tepër”, është shprehur Mullai për gazetën “Panorama”.                         p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›