E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj në Itali, me ftesë të homologut të tij Agelino Alfano

Me ftesë të Ministrit Italian të Drejtësisë, Agelino Alfano, Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë,  Enkelejd Alibeaj, do të kryejë në datën 5 mars një vizitë pune në Itali, ku pritet të marrë mbështetje për reformën në sistemin gjyqësor, bënë të ditur burime të kësaj ministrie. Sipas të njëjtave burime qëllimi i kësaj vizite është intesfikimi  i marrëdhënieve dy palëshe në fushën e drejtësisë  si dhe shprehja e angazhimit dypalësh për forcimin e  luftës  kundër krimit të organizuar që vepron në të dy anët e kufirit. Në këtë vizitë,  Ministri i Drejtësisë, Alibeaj mësohet se do të takohet edhe me Ministrin e Brendshëm Italian, Roberto Maroni  dhe Kryetaren e Komisionit të Drejtësisë së Dhomës së Deputetëve, zonjën Giulia Bongiorno. Sipas burimeve të mësipërme, disa nga çështjet më të rëndësishme që do të diskutohen në takimet zyrtare në Itali janë bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet organeve të drejtësisë të dy vendeve tona mbi mbarëvajtjen e proçedurave të ekstradimit të subjekteve kriminale në kërkim. Në takimin e fundit, që një delegacion i lartë i Qeverisë Italiane kryesuar nga Mantovano zëvëndësministër i Brendshëm i Italisë, kreu me Ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, u shpreh vullneti për ratifikimin në një kohë të shpejtë nga ana e Parlamentit Italian të Marrëveshjes Bilaterale të Ekstradimit, të nënshkruar tashmë mes dy vendeve tona dhe të ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›