Ceka: Kodi i ri përgjysmon listën zgjedhore
Sistemi i ri zgjedhor nuk i përjashton partitë e vogla, por nga ana tjetër nuk i jep mundësi atyre që të garojnë me kandidatet e tyre në të gjithë vendin. Presidenti i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka në një prononcim për një media tha se një zgjedhje e tillë për partitë e vogla vijnë pasi ato bëhen e pjesë e koaliconeve të përbëra.
"Jemi të detyruar të jemi të pranishëm me të paktën gjysmën e kandidatëve. Nëse ka 140 kandidatë 70 jemi të detyruar të paraqesim. Natyrisht që do të paraqesim më shumë kandidatë, por shanset do të jenë për një numër të kufizuar. Pra janë krerët e listave që kanë shanset më të mëdha, por sa më larg ikën nga 1-shi aq më pak shanse ke", tha Ceka. Ceka shpjegon edhe si do të funksionojë koalicioni i djathtë në zgjedhjet e 28 qershorit dhe më pas llogaritja e votave."Dhe është koalicion dhe secili është më vete. Pra nuk ka sigla dyshe siç ishte më përpara, nuk ka kandidatë të përbashkët, por ka në fillim një shumë të përbashkët votash; koalicioni në fillim ndan pjesën e vet në raport me koalicionet e tjera në bazë të atij që quhet sistemi 'deont', i numërimit, që favorizon ato koalicionet që marrin më shumë vota dhe pastaj numri i fituar i deputetëve ndahet brenda koalicionit sipas numrit të votave që ka marrë secila parti. Kur ndahet brenda koalicionit funksionin ashtu sikurse në këshillat komunale apo ato bashkiake, pra një bashkim i mbetjeve për partinë që është më lart ose që ka numër më të madh të votave" shpjegon Ceka.