Alibeaj “shfryn” në ristrukturimin e Gjykatës së Tiranës
Të gjitha ndryshimet që prekin gjyqtarët dhe administratën. Reagon kryetari: “Me ministrin bisedova që të mos bëheshin ndryshimet”
Laureta Rryçi
Reforma në Drejtësi prek të parën Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Nëpërmjet një urdhri që mban datën 22 gusht të këtij viti, me numër protokolli 5895, ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, urdhëron suprimimin e disa posteve në gjykatë. Sipas këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës nuk do të ketë më zëdhënës, ekonomiste, roje sigurie dhe inspektorë personeli. Mirëpo duket se nuk ka qenë dakord kryetari i kësaj gjykate, Albert Meçe, i cili ka diskutuar për këtë çështje me ministrin. I pyetur dje nga gazeta “Albania” në lidhje me këtë urdhër, Meçe u shpreh se është kompetencë e ministrit të ndërmarrë këtë nismë duke dhënë kështu gjykimin e tij se Gjykatës nuk i duhen as zëdhënës dhe as roje sigurimi. Ndërkohë, po me urdhër të ministrit, të gjithë gjyqtarët penalë do të zhvendosen brenda datës 12 shtator në godinën e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të gjykuar të gjitha çështjet penale. Ndërkohë që do të vazhdojnë të kenë të njëjtin kryetar dhe të njëjtat efekte financiare në administratën e kësaj gjykate.
Urdhri
Duke iu referuar urdhrit më të fundit të ministrit, në të parashikohet dhe një ndarje e re e punës në këtë gjykatë. Kështu, sipas vendimit të firmosur nga ministri Alibeaj, të gjitha çështjet penale do të zhvillohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda (e cila ndodhet në një godinë tjetër, jo afër godinës së Gjykatës së Rrethit gjyqësor të Tiranës). Urdhri i ministrit të Drejtësisë është kundërshtuar ashpër nga gjyqtarët. Po kështu është kundërshtuar edhe transferimi i dosjeve që është i vështirë dhe për çdo rast dhe vendim gjykate kërkohet vula të cilën e posedon kryetari. Ndërkohë punonjësit që kanë humbur vendin e punës e kanë mësuar dje urdhrin duke humbur kështu një vend pune që i qëndruan korrekt edhe gjatë muajve të pushimeve verore.
Reagimi
Gjyqtarët e Shkallës së Parë të Tiranës, këto ditë të para të punës për këtë sezon, janë njohur me një sërë ndryshimesh. Po me urdhër të ministrit Alibeaj u janë ndryshuar brenda një kohe të shkurtër sekretaret. Ndërkohë është vendosur që të ketë shkurtime në administratë, edhe pse numri i dosjeve ka shkuar në 18 mijë dhe presin të gjykohen, ndërsa stafi shkurtohet. Ata ende nuk kanë të qarta se në cilat zyra dhe salla do të vazhdojnë punën e tyre. Ndërkohë që në godinën e Krimeve të Rënda nuk është bërë asnjë shtesë ambienti. Sakaq, kryetari i kësaj gjykate shpjegon se megjithëse ka pasur një bisedë paraprake me ministrin, sërish nuk janë marrë parasysh argumentet e ngritura prej tij.
Funksioni Nr në org. aktuale Dhoma civile Dhoma penale
Kryetar 1 1 -
Gjyqtarë civilë 45 30 15
Gjyqtarë ushtarakë 5 5 -
Gjyqtarë stazhierë 2 2 -
Kancelar 1 1 -
Inspektor personeli 1 - -
Zëdhënës 1 - -
Kryesekretar 1 1 1
Sekretare gjyqësore 59 44 16
Kr. i degës së buxh. 1 1 -
Ekonomistë 1 - -
Specialistë IT 1 1 -
Arkivistë 2 1 1
Arkëtarë - - -
Arkëtarë-magazinierë - - -
Shoferë 4 3 1
Sanitare 4 4 2
Nëpunës gjyqësorë 7 5 2
Punonjës sigurie 2 - -
Mirëmbajtës - - -
Totali 138 99 38
4 Shtator 2008