E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet 32 – vjeçari, plagosi me dashje një muaj më parë



Tiranë - Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve Ndaj Jetës dhe Shëndetit bënë të mundur shoqërimin e shtetasit Elvis Gacaj, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje. I sipërcituari është autor i dyshuar për plagosjen për motive të dobëta të shtetasit Sefer M., ngjarje kjo e ndodhur me datë 26.07.2008. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Pranga shoferit të autobusit, aksidentoi një kalimtar në sheshin “Austria”

Tiranë – Aksidentoi një kalimtar, ndalohet drejtuesi i autobusit. Burime policore thanë për gazetën se specialistët e Seksionit të Hetimit të Aksidenteve Rrugore kryen arrestimin në flagrancë të Gëzim Ibrahimi, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi në orën 07:00, tek sheshi “Austria”, pranë stacionit të autobusëve të Institutit, duke drejtuar autobusin tip “Man”, me targa TR 8291 K, ka goditur dhe aksidentuar një këmbësor, i cili ndodhet në SQU, jashtë rrezikut për jetën. Pas kryerjes se veprimeve procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

4 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›