E Diel, 1 Nëntor 2026

Duhet të kryente 17 vjet burg për vrasje, arrestohet nga policia



TIRANË - Drejtoria e Luftës Kundër Krimeve të Rënda arrestoi dy ditë më parë 32 - vjeçarin Vullnet Lisha pasi akuzohet si autori i një vrasjeje të ndodhur në vitin 1998 në Kukës. Arrestimi i tij u bë dje në një lagje të Tiranës nga Drejtoria e Luftës Kundër Krimeve të Rënda në Departamentin e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin e datës 20 nëntor 2000 e kishte dënuar me 17 vjet burg për veprën penale të vrasjes. Sipas vendimit të gjykatës, Vullnet Lisha kishte vrarë me armë zjarri në vitin 1998 shtetasin Urim Lisha, ngjarje kjo e ndodhur për motive të dobëta.

4 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›