Alibeaj sulmon Spahiun në KLD
Ajo që përflitej së fundi, si një konflikt mes ministrit të Drejtësisë dhe nënkryetarit të KLD-së, ka shpërthyer dje gjatë mbledhjes së radhës në këtë institucion.
Fatos Mahmutaj
Ministri i Drejtësisë, Alibeaj ka bërë dje në mbledhjen e KLD-së një kërkesë surprizë e të papritur për verifikimin e mandatit të nënkryetarit të Këshillit, Kreshnik Spahiu. Pas debatit që harxhoi kohën më të madhe të mbledhjes, ministri mbeti i vetëm, pasi gjithë anëtarët e tjerë të KLD-së kanë votuar kundër tij, nisur nga dy argumente: mungesën e besueshmërisë ligjore mbi verifikimin e ushtrimit të detyrës nga Komisioni i Verifikimit të Mandateve dhe moskonsiderimin si shkelje të detyrës nga Spahiu, të atyre veprimeve të pretenduara nga Alibeaj. Duke u nisur nga deklarata mediatike e nënkryetarit të KLD-së për shkeljet e kryera nga gjyqtarët e çështjes “Delijorgji” dhe propozimin në ministri për shkarkimin e tyre, ministri Enkelejd Alibeaj kërkoi para KLD-së, ngritjen dhe raportimin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve mbi ligjshmërinë e ushtrimit të detyrës të zëvendëskryetarit të këtij institucioni, Kreshnik Spahiu. Shkak për këtë kërkesë, rezulton të ketë qenë ndjeshmëria mediatike dhe komentet e vazhdueshme në shtyp ndaj çështjes së inspektuar “Delijorgji” nga inspektorati i KLD-së, protagonizmin për të cilin artikujt e ndryshëm të shtypit, ia ngarkojnë emrave të këtyre dy funksionarëve brenda Këshillit. Pas kërkesës së ministrit Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëkohësisht kreu i KLD-së, vendosi t’i japë asaj prioritet në trajtim si pikë e parë të rendit të ditës kërkesës. Në këtë mënyrë, KLD-ja trajtoi pretendimin e ministrit Alibeaj për verifikimin e rregullsisë së komunikimit në media të Spahiut. Në këtë moment Alibeaj i është drejtuar Spahiut duke e quajtur luftë inekzistente konfliktin e përfolur nëpër media midis tyre, ndërsa nënkryetari i KLD-së duke iu përgjigjur i ka thënë Alibeajt se ky po bënte gjithçka për antagonizëm. Nënkryetari i KLD-së Spahiu i tha Alibeajt se, gjatë mbledhjes së hapur të KLD-së për përzgjedhjen e krerëve të gjykatave, ministri adresoi lumë akuzash publike në drejtim të gjyqtarëve dhe Spahiu nuk kishte reaguar aspak. Për më tepër, atëherë akuzat e ministrit u quajtën nga togat e zeza, si një shantazh politik ndaj gjyqësorit. Pas kësaj anëtarët e KLD-së, e kanë kundërshtuar ministrin duke pretenduar se kjo kërkesë për ngritjen e një komisioni mund të bëhej një precedent i pazakontë dhe i dëmshëm për Këshillin, pasi në atë ardhmen një gjë të tillë mund ta kërkonte cilido anëtar. Debati mes ministrit Alibeaj dhe anëtarëve të tjerë të KLD-së ka qenë aq i ashpër sa është dashur ndërhyrja e Presidentit Bamir Topi me cilësinë e kreut të Këshillit, për të qetësuar gjakrat. Kreu i shtetit u kërkoi anëtarëve të KLD-së të shmangin debatet dhe të orientohen drejt një vendimmarrje ligjore dhe korrekte. Prej dy javësh, KLD dhe Ministria e Drejtësisë janë përfshirë në një debat në distancë lidhur me shkarkimin e tre gjyqtarëve që liruan nga akuzat biznesmenin Mihal Delijorgji. Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu i kërkoi ministrit Alibeaj të propozonte ndëshkimin e gjyqtarëve ndërsa kjo kërkesë u cilësua si tejkalim nga dikasteri i drejtësisë.
Debati Alibeaj-Spahiu-Gjermeni
Alibeaj-Spahiut: Ti po krijon konflikte të panevojshme midis KLD-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë. Po krijon një luftë inekzistente.
Spahiu-Alibejat: Unë nuk po krijoj asnjë nga këta konflikte, por deklaratat e tua janë shantazh i qartë politik. Gjithçka e bën për antagonizëm.
Alibeaj-Gjermenit: Do ta bësh personale këtë debat?
Gjermeni-Alibejat: Po e deshe ti edhe unë e bëj personale. Si të duash ti e vazhdojmë. Ndo personale, ndo institucionale. Por kjo që po përdor nuk është gjuha e duhur. Fol më ndryshe.
Presidenti: KLD larg ndikimeve politike
Presidenti, Bamir Topi, i cili në cilësinë e kryetarit të KLD-së ka drejtuar dje mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kërkoi dje edhe njëherë që drejtësia të qëndrojë larg politikës. Ai ofroi angazhimin e tij për të qenë garant i ndarjes dhe respektimit të pushteteve duke kërkuar që sistemi i drejtësisë të mos infektohet nga lufta dhe konfliktualiteti politik. Kreu i shtetit u bëri thirrje anëtarëve të KLD-së që me vendimmarrjen dhe qëndrimin e tyre të japin kontribut për forcimin e drejtësisë, sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës.