E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti, vende pune për 250 të rinj

Më shumë se 250 të sapodiplomuar do të punësohen në biznesin privat në muajin shtator. 

 Dhjetëra subjekte private kanë dorëzuar në Zyrën Rajonale të Punësimit në Tiranë, ofertat e tyre për punësimin e studentëve të sapodiplomuar. Drejtuesit e kësaj zyre kanë pohuar mbarëvajtjen e projektit, që synon nxitjen e punësimit tek të rinjtë. Kërkesat e kompanive janë nxitur në sajë të zbatimit të programit “Praktikat Profesionale për të rinjtë që kanë mbaruar arsimin e lartë”. Këtë vit do të përfitojnë 250 të rinj që kanë mbaruar arsimin në dy vitet e fundit. Nxitja e studentëve që pritet të diplomohen këtë vit, do të kryhet me një fond prej Zyrës se Punës në bashkëpunim me drejtuesit e fakulteteve. Është duke u përgatitur edhe një fushatë informuese për të rinjtë, me synim që të gjithë të interesuarve t’u jepet një mundësi trajnimi dhe më pas punësimi. Sipas marrëveshjes me biznesin, të rinjtë e diplomuar do të trajnohen në profilin specifik të punës dhe më pas në bazë të aftësive që do të reflektojnë në gjashtë muaj praktikë, mund të inkuadrohen në stafin e kompanisë përkatëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›