E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj takohet me Avokatin e Popullit të Francës



Tiranë - Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, priti dje në një takim pune z. Jean Paul, Delevoye-Mediator i Republikës së Francës, i cili ka ardhur në Shqipëri me një ftesë të Avokatit i Popullit. Biseda u përqendrua në bashkëpunimin institucional me institucionin e Avokatit të Popullit si dhe hapat e ndërmarra nga ministria për përmirësimin e kushteve të të burgosurve dhe paraburgosurve në vendin tonë. Ministri Alibeaj u shpreh rreth disa ndryshimeve ligjore që janë ndërmarrë në drejtim të trajtimit të të dënuarve. “Qëllimi im është ta shndërrojmë burgun në një ambient profesional ndaj jemi duke punuar në planin legjislativ për rritjen e standardeve në trajtimin e të dënuarve”, - u shpreh ministri. Mediatori francez shprehu konsiderata të larta për punën e Ministrisë së Drejtësisë në drejtim të reformës në Drejtësi si dhe vlerësoi përpjekjet e saj për ndryshimin e situatës në trajtimin e të dënuarve me burgim dhe paraburgim në Shqipëri. Mediatori i Republikës së Francës në këtë takim shoqërohej nga znj. Marsye Daviet, ambasadorja franceze në vendin tonë dhe Emir Dobjani, Avokati i Popullit.

Policia merr masa për zhvillimin e “Mis Shqipëria 2008”

TIRANË - Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e sigurisë dhe qetësisë publike për natën finale të “Miss Shqipëria 2008”, që do të zhvillohet sonte në Kalanë e Prezës në Tiranë.
Sipas njoftimit për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, bëhet e ditur se nga ora 18:00-24:00 të ditës së sotme, do të ndalohet lëvizja e automjeteve nga aksi rrugor Vorë-Rinas deri në Kalanë e Prezës dhe anasjelltas. Ndërkohë, lëvizja e spektatorëve dhe e të ftuarve do të kryhet me mikrobusë pa pagesë, të cilët i ka vendosur në dispozicion komuna e Prezës në bashkëpunim me organizatorët e “Miss Shqipëria 2008”.

25 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›