Tatimet do të përmirësojnë sistemin e deklarimeve elektronike
Deri tani pranë Administratës Tatimore kanë deklaruar në mënyrë elektronike sipas llojit të tatimit, gjithsej 1.021 subjekte tatimpaguese. Gjithashtu duke përdorur këtë shërbim kanë kryer pagesat elektronike të detyrimeve tatimore edhe 33 tatimpagues të mëdhenj. Sipas përfaqësuesve të DPT-së, shërbimet elektronike ofrohen tashmë edhe në degët e Tatimeve në Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Lushnjë. Administrata Tatimore për të siguruar zbatimin vullnetar të legjislacionit tatimor, në thelb të funksionimit të saj ka zhvillimin e partneritetit, transparencës dhe eliminimin e korrupsionit. Nëpërmjet përmirësimit të klimës së bashkëpunimit të ndërsjellë me tatimpaguesit, për shkëmbimin e informacionit nëpërmjet sistemit të vetëdeklarimit, si edhe për të zvogëluar burokracitë, administrata tatimore ka realizuar zbatimin e teknologjive të reja, të shërbimeve elektronike të ofruara në web-site-n ëëë.tatime.gov.al. Gjatë periudhës janar - maj 2008 kanë përfunduar procesin e regjistrimit për të kryer deklarimin elektronik 6.868 tatimpagues të degës së tatimpaguesve të Tiranës dhe 376 tatimpagues të degës së tatimpaguesve të mëdhenj.
BSH, rriten depozitat në valutë të shqiptarëve
Pesha e depozitave në valutë në tremujorin e parë të vitit 2008 është rritur në masën 34.6 për qind, kundrejt rreth 31 për qind që ishte një vit më parë, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë mbi zhvillimet në ekonominë e brendshme. Sipas BSH-së, gjatë kësaj periudhe vihet re se dhe raporti i kredive në valutë ka njohur prirje të qartë rritëse. Banka Qendrore vëren se për depozitat në lekë, rritja vjetore u ngadalësua në 8 për qind dhe niveli i parasë jashtë bankave u reduktua me 4 për qind krahasuar me një vit më parë.
25 Qershor 2008