Alibeaj urdhëron hetim mbi kërkesat për ulje dënimi
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Drejtësisë urdhëroi dje inspektim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë me objekt gjykimet e kryera për çështjet me objekt lirimin para kohe me kusht dhe kërkesat për ulje dënimi. Kjo nismë e Alibeajt, vjen ndërsa prej 6 ditësh një grup të dënuarish në Institucionin e Ekzekutimit të Dënimeve Penale, Shën-Koll, Lezhë kanë refuzuar marrjen e ushqimit. Shkak për këtë janë bërë disa kërkesa dhe pretendime të tyre në lidhje me gjykimet e kryera nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për çështje me objekt lirimin para kohe me kusht në bazë të nenit 64 të Kodit Penal dhe kërkesat për ulje dënimi në bazë të nenit 63 të ligjit nr.8328 datë 16.04.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim“. Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, tha sot se pasi u njoh me peticionin e të dënuarve, dërguar për dijeni edhe Kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit, ka autorizuar përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë për të marrë një takim me ta. Në deklarimet e tyre të dënuarit pretendojnë se gjykata e rrethit gjyqësor Lezhë është selektive dhe ndjek dy standarde në shqyrtimin e kërkesave duke lënë vend për dyshime në drejtim të përfundimit të çështjes. Ata pretendojnë se urdhrat e ekzekutimit të vendimeve penale me burgim dërgohen me shumë vonesë nga ana e prokurorëve. Si rrjedhojë ata vuajnë padrejtësisht një pjesë më të madhe të dënimit në regjimin e paraburgimit. Të dënuarit nuk kanë paraqitur asnjë pretendim për sjelljen apo veprimet e stafit drejtues të institucionit apo trupës policore që shërben në këtë institucion. Ministri i Drejtësisë duke vlerësuar me objektivitet gjendjen në këtë institucion ka urdhëruar inspektimin e të gjitha çështjeve me objektet e mësipërme pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë duke kërkuar evidentimin në mënyrë objektive të zbatimit të dispozitave ligjore nga ana e gjyqtarëve të kësaj gjykate për shqyrtimin e kërkesave të të dënuarve. Konfirmohet se Alibeaj ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme e Burgjeve të marrë të gjitha masat për sigurimin e zbatimit e kërkesave të ligjit nr.8328 datë 16.4.1998 për “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim“, i ndryshuar, shtimin e lejeve shpërblyese si dhe kryerjen e aktiviteteve më të shumta sportive.
Konkluzionet e inspektimit do të bëhen të ditura menjëherë pas përfundimit dhe sakaq, Ministria e Drejtësisë u bëri thirrje sot të dënuarve, që ata të mos vazhdojnë më me refuzimin për marrjen e ushqimit”.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2008