E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 4 shqiptarëve, akuzohen për 11 vrasje

Autori i Lajmit: red.
Katër shqiptarë janë vënë në pranga, pasi mbi ta rëndojnë një sërë akuzash për krime të rënda. Autorë të 11 vrasjeve, 13 tentativa vrasjeje, trafik droge, armësh dhe prostitucioni, janë akuzat që rëndojnë mbi katër të arrestuarit e djeshëm nga policia helene. Në njoftimin për arrestimin e shqiptarëve, ku citohet se të dyshuarit kanë kryer krime mbi bashkatdhetarët e tyre, arrestimi është cilësuar si një nga arritjet e policisë greke për këtë vit. Sipas komunikatës, mësohet se një grup prej 4 shqiptarësh, që vepronin në Athinë, akuzohen për 11 vrasje dhe 13 tentativa vrasjeje të bashkatdhetarëve të tyre në dy vitet e fundit. Siç thuhet nga burimet policore, keqbërësit shqiptarë ndiqeshin 6 muajt e fundit nga policia greke dhe më së fundi janë arrestuar.
Arrestimi
Një grup shqiptarësh kanë mundur të bien në prangat e Policisë së Greqisë. Edhe pse në një moshë fare të re, mbi supe u rëndojnë mbi 10 vrasje dhe 13 tentativa për vrasje. Këto janë akuzat kryesore që rëndojnë mbi bandën përveç akuzave për drogë, trafik armësh e femrash. Policia greke finalizoi arrestimin pas rreth 6 muaj hetimesh ndaj grupit kriminal. Policia e Athinës bëri të ditur dje, nëpërmjet një komunikate për shtyp, se ka kryer arrestimin e një grupi te rrezikshem kriminelesh shqiptarë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se bëhet fjalë per nje grup prej 4 shqiptaresh që vepronin në Athine dhe qe akuzohen per 11 vrasje dhe 13 tentativa vrasjeje te bashkatdhetarëve të tyre në dy vitet e fundit. Siç thuhet nga burime policore, keqbërësit shqiptarë ndiqeshin 6 muajt e fundit nga policia greke dhe më së fundi jane arrestuar. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë Dash Kasëmi 31 vjeç, Kreshnik Kasëmi, 23 vjeç, Bledar Ahmetaj, 26 vjeç dhe Roland Cara po 26 vjeç.
Lajmi është transmetuar nga të gjitha mediat greke si një arritje e rëndësishme e policisë greke. Ndërsa ka informacione që ka pasur bashkëpunim edhe me organet shqiptare në muajt e fundit për të dhënat e shtetasve të lartpërmendur.
Hetimet
Vrasjet që dyshohet se janë kryer nga ky grup killerash, jane te përqendruara kryesisht ne personat qe veprojne per kontrollin e zonave ku veprojne grupet keqberese në kryeqytetin grek. Përveç vrasjeve dhe plagosjeve, të katër shtetasit shqiptarë, gjithashtu akuzohen per trafik armësh, droge dhe trafik femrash. Policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë, me akuza shumë të rënda për një sërë vrasjesh, trafik droge dhe trafik armësh. Lajmi është bërë i ditur nga policia fqinje, e cila njofton se do të dalë edhe në një konferencë për shtyp, posaçërisht për këtë çështje. Sipas policisë greke, mësohet se të arrestuarit janë shtetasit shqiptarë, Kreshnik Kasëmi, Dash Kasëmi, Bledar Ahmetaj dhe Roland Cara. Hetimet e para lidhur me këta arrestime tregojnë se vrasjet për të cilat akuzohen shqiptarët janë kryer dy vitet e fundit dhe dyshohet se kanë pasur lidhur lidhje me konfliktet dhe pazaret e drogës. Tjetër akuzë që rëndon mbi të arrestuarit janë ato edhe për tentativa vrasjesh, jo pak, por 13 raste, që policia bën me dije se i ka të dokumentuara.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›