Ekzekutohet në mes të Durrësit 25-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Ekzekutohet në mes të ditës, në mes të qytetit, një 25-vjeçar në Durrës. Tre persona kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të një 25-vjeçari duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 4 prapa Pallatit të Kulturës, përpara spitalit të vjetër në këtë qytet rreth orës 12.16 minuta. Por vetëm pak orë pas ngjarjes është vetëdorëzuar në polici njeri nga bashkëpunëtoret e vrasjes së 25-vjeçarit Sajmir Balla. Sipas policisë mësohet se Elis Pepaj, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, Orgest Dervishi, dhe Xhulio Mançe kanë shtënë dje me 5 plumba pistolete duke e lënë të vdekur në vend 25-vjeçarin, Sajmir Balla. Balla nuk njihet për kontigjent nga policia apo për pjesëmarrje në ndonjë bandë kriminale, dhe shkaqet e një vrasjeje të tillë mbeten enigmë për momentin.
Ngjarja
Është qëlluar me armë zjarri në qendër të qytetit të Durrësit, 25 vjeçari Sajmir Balla, i cili mbeti viktimë nga 5 plumba pistolete. Ngjarja tronditi qytetin, ndërsa nuk dihet se cilat janë shkaqet dhe motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas policisë, mësohet se ngjarja ndodhi rreth mesditës në qendër të qytetit, në pjesën e pasme të Pallatit të Kulturës, kur 25-vjeçari Sajmir Balla, i cili lëvizte me një mjet tip “Range Rover”, është goditur me 5 plumba pistolete në gjoks. Mësohet se edhe viktima ishte i armatosur, por nuk ka mundur të veprojë, pasi ndaj tij është zbrazur i gjithë karikatori i pistoletës së autorit. Një polic i qarkullimit rrugor që ka qenë aty pranë, i ka dhënë ndihmën e parë 25-vjeçarit, duke e çuar në spital në gjendje të rëndë me makinën e viktimës. Por sapo ka mbërritur në dyert e spitalit, 25-vjeçari Saimir Balla ka humbur jetën, pa mundur të marrë ndihmën mjekësore. Balla nuk njihej për kontigjent nga policia apo për pjesëmarrje në ndonjë bandë kriminale, dhe shkaqet e një vrasjeje të tillë mbeten enigmë për momentin. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet që çuan në vrasjen e të riut.
Autori
Vetëdorëzohet në komisariatin e Laçit, Elis Pepaj, njëri nga tre bashkëpunëtorët, i cili ka asistuar në vrasjen e 25-vjeçarit Sajmir Balla. Pas negociatave me policinë e Laçit dhe atë të Lezhës, 21-vjeçari është vetëdorëzuar. Burime nga policia bënë të ditur se, si të dyshuar për ngjarjen, janë shpallur në kërkim dhe Orgest Dervishi dhe Xhulio Mançe.
Hetimet
Të dhënat e para dëshmuan se në fillim ka pasur një sherr mes viktimës dhe tre personave të tjerë. Më pas sherri kishte degjeneruar në nxjerrjen e armëve. Forcat blu të qytetit të Durrësit pohojnë se edhe viktima kishte pasur armë me vete, por nuk ka mundur dot ta nxirrte atë, pasi është qëlluar nga kundërshtari i tij me 4 plumba pistolete. 25- vjeçari nga Shkozeti i Durrësit ka gjetur vdekjen teksa po hynte në sallën e operacionit, pasi plumbat e kanë goditur atë në gjoks.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2008