E Diel, 1 Nëntor 2026

Nusja rreh vjehrrin, 84-vjeçari në gjendje të rëndë

Autori i Lajmit: red.
Një burrë në moshë tejet të thyer është detyruar të marrë rrugën deri në policinë e Durrësit, për të denoncuar dje, atë që prej ditësh e mundonte dhe që nuk po e përballonte më. Sipas të njëjtave burime, mësohet se plaku 84-vjeçar, u tha efektivëve të policisë në Durrës se donte të kallëzonte penalisht nusen e djalit të tij, 35-vjeçaren L.H. “Procedimi penal ndaj 35-vjeçares filloi bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas 84-vjeçar, i cili është vjehrri i saj”, - sqaroi policia. I moshuari ka treguar se dje rreth orës 17.00, është goditur me mjete të forta në banesë nga nusja e djalit të tij, L.H., duke pësuar dëmtime fizike. Aktualisht i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Kurse policia tha se materialet për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje, ndaj 35-vjeçares, iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›